kosovë

AKR dhe PD zyrtarisht në listën e LDK-së

Partia e Drejtësisë (PD) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) do të bashkëpunojnë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvend, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se PD do të ketë dy kandidatë në listën e LDK-së, ndërsa AKR tre kandidatë.

Të lidhura

None found

Ai e ka cilësuar këtë bashkim si një “bashkim të natyrshëm mes forcave që besojnë në shtet, në ligj, në zhvillim dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës”.
“Në këto zgjedhje, LDK ndërton një front të përgjegjësisë. Një aleancë për qeverisje të mirë, për rikthimin e institucioneve, për zbardhjen e transparencës, për ekonominë, për meritat, për qytetarin dhe për Kosovën tonë të përbashkët,” ka thënë Abdixhiku.

Ai ka shtuar se bashkimi me PD-në dhe AKR-në reflekton vlerat e orientimit pro-perëndimor dhe synimin për një qeveri stabile dhe me vizion, si dhe për përshpejtimin e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke forcuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Ky bashkim është pjesë e përpjekjes më të madhe të LDK-së: të ndërtojmë një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet. Jemi duke u bashkuar. Jemi duke u forcuar. Jemi duke e ndërtuar fitoren. Kosova ka nevojë për përgjegjësi. Kosova ka nevojë për shpresë. Kosova ka nevojë për LDK-në,” ka përfunduar Abdixhiku

Tags: ldkPD

të fundit

Marshimi në Tiranë ndalet pranë Rrugës së Ambasadave, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës: I korruptuar!

Qytetarët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, në ditën e 41-të të protestave kundër…

6 minutes ago

Rokas nga Kërçova: Pa hapësira argëtimi për të rinjtë, zgjidhja nuk mund të mbetet kazinoja dhe bastorja

Euromabsadori Mihalis Rokas në vizitën e tij në Komunën e Kërçovës është njoftuar për së afërmi me sfidat e këtij…

9 minutes ago

Rama comments on the drop in reviews: “An Albanian-style shame” struck Google’s pyramid, businesses are emerging from the digital soot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të premte lidhur me, sipas tij, një sulm të organizuar ndaj faqeve të bizneseve…

16 minutes ago

Day 41 of Revolt Against the Government: Protesters Begin March Through Tirana’s Streets as the Chant “Rama, Resign” Echoes

Prej 41 ditësh shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës. Pas përfundimit të fjalimeve nga foltorja përpara godinës së qeverisë, atmosfera në…

16 minutes ago

Road accident on the old Fier–Vlorë route / Two vehicles collide, passenger injured

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e…

16 minutes ago

The 41st Protest Against Rama, Citizen’s Strong Message: Lives Are Being Lost Every Day! Do Not Back Down Until the Government Leaves

Në protestën e 41-të para Kryeministrisë, një protestues vuri theksin tek rëndësia e kësaj kauze, që vazhdon pandalur dhe kërkon…

17 minutes ago