kosovë

Aivo Orav merr detyrën si ambasador i ri i BE-së në Kosovë

Aivo Orav ka marrë të hënën detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, duke e pasuar çekun Tomas Szunyog, i cili e mbajti këtë postë nga viti 2020, njoftoi Zyra e BE-së.

Oravo, një diplomat estonez me përvojë rreth 30-vjeçare në diplomaci evropiane dhe nacionale, do të ketë mandat fillestar prej dy vjetësh.
Në të kaluarën, ai ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE dhe si shef i delegacioneve të BE-së në Mal të zi dhe Maqedoni të Veriut.

Të lidhura

None found

Orav tha se ndien kënaqësi dhe përgjegjësi në marrjen e postit të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Zotohem se do të punoj krah për krah me partnerët vendës dhe ndërkombëtarë të BE-së në Kosovë, për t’i çuar përpara marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike, do ta konsolidoj pozitën e BE-së si donatori, partneri tregtar dhe investitori më i madh i Kosovës, si dhe do ta mbështes rrugën e evropiane të Kosovës dhe reformat që ndërlidhen me BE-në”, tha Orav.

Duke e pasur parasysh gjendjen gjeopolitike, Orav u zotua se do të koordinohet me të gjithë të pranishmit te BE-së në Kosovë, përfshirë EULEX-in, “për ta promovuar një Kosovë të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe shumetnike”, thuhet në njoftim.

“Gjatë mandatit tim, vizioni im është që Kosova të përparojë më mënyrë vendimtare në rrugën e saj drejt BE-së, gjë që do të sjellë benefite të qëndruehsme për popullin e saj”, tha ai.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të kontribuuar në një dinamikë të re në lidhjet mes Kosovës dhe BE-së, e cila mund ta bëjë të mundur rifillimin e ndihmës financiare të BE-së për Kosovën.

BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Orav e merr detyrën në një kohë kur Kosova u kritikua përsëri nga BE-ja, pasi i mbylli pesë institucione paralele serbe në veri të vendit.

Të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, e përsëriti qëndrimin e shprehur nga blloku se këto veprime janë “të njëanshme dhe të pakoordinuara, me potencial të rritjes së tensioneve”.
Qeveria e Kosovës ka thënë se institucionet e mbyllura në veri të Kosovës punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Përveç pesë institucioneve të mbyllura të premten e kaluar, në prill autoritetet e Kosovës mbyllën edhe shtatë komuna të tjera paralele serbe në pjesë të tjera të Kosovës.

Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.

Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale.

Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht./REL

të fundit

Braçe ngre shqetësimin për çmimin e shalqirit: Fermerët e shesin me 6 lekë/kg, ndërsa në zonat turistike tregtohet 30 lekë

Erion Braçe ka kritikuar rritjen e ndjeshme të çmimit të shalqirit, duke akuzuar tregtarët se po abuzojnë në kurriz të…

10 minutes ago

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër për herë të parë? (Foto)

Një postim i fundit i Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit ka mjaftuar për të nxitur një valë komentesh në rrjetet…

12 minutes ago

Kolonat në kufirin kroat, Konjufca bisedon me homologun e tij për lehtësimin e pritjeve

Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e…

14 minutes ago

Zyrtarizohet rikthimi i Armend Dallkut në stolin e Dukagjinit

KF Dukagjini ka zyrtarizuar rikthimin e Armend Dallkut në pozitën e kryetrajnerit të skuadrës.Klubi nga Klina ka njoftuar se ka…

18 minutes ago

Zgjerohet skandali rreth Infantinos, kërkon mbështetjen e Donald Trump për të ruajtur kontrollin mbi futbollin botëror

Donald Trump dhe Gianni InfantinoPozita e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino është lëkundur ndjeshëm gjatë javëve të fundit [...]Read More...

24 minutes ago

Itali, 24-vjeçari shqiptar humb jetën pas plagosjes me thikë, ndalohet 32-vjeçari

24-vjeçari shqiptar N. Dalipaj humbi jetën pasi u godit me thikë mbrëmjen e së dielës në Vescovato, një qytezë në…

25 minutes ago