Shefi i GP parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë një përplasje në Kuvend me deputetët e pozitës, të cilët krijonin zhurmë derisa ai tentonte t’i kundërpërgjigjej ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është dëgjuar duke sharë “Ah robt…”.
Një çështje të tillë e ka ngritur në Kuvend pas disa çastesh edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca, duke i thënë Tahirit se e kishte mikrofonin dhezur dhe se është dëgjuar teksa ka sharë.
Konjufca e ka ftuar Tahirin që ta tërheq fjalën.
Pas Konjufcës, fjalën e ka marrë Tahiri i cili ka thënë se një gjë të tillë ka mund ta bëj në afekt për shkak të situatës së krijuar në Kuvend, mirëpo ka theksuar se një shprehje e tillë s’është drejtuar kundër asnjë deputeti në Kuvend.
Tahiri ka thënë se kushdo që është ndjer i prekur nga një shprehje e tillë, përfshirë edhe qytetarët që kanë qenë duke e ndjekur seancën, iu kërkon falje.
“Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, mirëpo në asnjë rrethanë nuk është drejtu kundër asnjë deputeti. Kushdo që është ndjer i fyer, iu kërkoj falje. Sepse në asnjë rrethanë nuk e përdori atë fjalë”, ka thënë Tahiri.
Më pas Konjufca e ka konsideruar reagimin e Tahirit si një tërheqje të fjalës.
“Mirë këtë po e marr si tërheqje të fjalës”, ka thënë Konjufca.
E gjithë situata është krijuar si rezultat i debatit për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili nga mediat në Slloveni është eitketuar si i përfshirë në një skandal financiar./GazetaExpress/
Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…
Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që…
Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…
Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…
Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku…
Situata nga zjarret në zonën e Gramshit vijon të mbetet kritike ndërsa nuk kanë munguar akuzat e banorëve ndaj autoriteteve…