Agon Dobruna do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në kuadër të Qeverisë Kurti 4.
None found
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dobruna përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftoi se është riemëruar në këtë pozitë. Ai shprehu mirënjohje ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje për besimin e treguar.
“Vazhdojmë me përgjegjësi dhe përkushtim në Qeverinë Kurti 4”, shkroi Dobruna.
Duke folur për angazhimin e tij të ardhshëm, ai theksoi se do ta kryejë detyrën me përkushtim, përgjegjësi dhe punë të ndershme, me synim shërbimin ndaj qytetarëve dhe vendit.
“Këtë përgjegjësi do ta vazhdoj me angazhim, përkushtim dhe punë të ndershme, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit”, deklaroi ai.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, Dobruna falënderoi për mbështetjen dhe e shoqëroi postimin me thirrjen: “Vazhdojmë!”.
Mbi 25 mijë qytetarë nga kategoritë e rrezikuara janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 77…
Bashkëkryetari i VLEN, Bilall Kasami, së bashku me bashkëkryetarin tjetër Izet Mexhiti, u takuan me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.Sipas…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ahmeti bëri…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka kujtuar 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Në një njoftim për media, ekzekutivi kosovar ka…
NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…
Ilir Meta ka reaguar nga paraburgimi 313 lidhur me kursin e euros dhe buxhetin e vitit 2027, duke akuzuar qeverinë…