E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar se gjatë fundjavës Banka e Postës e Serbisë ka ngritur “katër degë” në afërsi të vendkalimeve kufitare me Kosovën: Jarinje, Bërnjak, Konçul dhe Merdare.
Kjo gjë, siç raportojnë mediat serbe, është bërë, siç thuhet “për të ofruar vazhdimësi në pagesat me para të gatshme për klientët e saj nga Kosova, por gjithashtu ofroi qasje sa më të afërt në arkë, bankomat dhe shërbime të tjera bankare”.
Siç pretendohet më tej, kjo është bërë për shkak se serbët, për shkak të lëvizjeve të Albin Kurtit, i cili nga 1 shkurti i këtij viti ndaloi përdorimin e dinarëve dhe transaksionet e pagesave të Republikës së Serbisë në Kosovë, nuk kanë mundur të marrin pagat e tyre në degët e tyre brenda territorit të Kosovës, përfshirë edhe pensionet, përfitimet sociale dhe të gjitha përfitimet e tjera që u jepen nga shteti i Serbisë.
Sipas tyre, këto degë të improvizuara u vendosën në lokacionet sa më të afërta me vendkalimet, duke qenë se një zgjidhje e tillë teknike ishte e vetmja e realizueshme në këto rrethana.
Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) e futi në fuqi një rregullore më 1 shkurt, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme për transaksionet e pagesave në Kosovë.
Në bazë të saj, Dogana e Kosovës, dy herë gjatë muajit të kaluar, ndaloi hyrjen e dinarëve nga Serbia në Kosovë, me arsyetimin se nuk e ka miratimin e BQK-së.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…