Seanca për konstituimin e Kuvendit, e planifikuar për 6 gusht, u ndërpre pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi që partitë politike të zhvillojnë bisedime të tjera lidhur me çështjen e presidentit.
None found
Gjatë fjalimit të tij, Kurti foli për krijimin e institucioneve, takimet me subjektet politike dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit për ruajtjen e stabilitetit institucional dhe vijimin e proceseve demokratike, transmeton “Bota sot”.
Kurti tha se takimet për konstituimin e institucioneve nisën menjëherë pas certifikimit të rezultateve. Ai falënderoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, si dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për takimet e zhvilluara.
Sipas tij, dialogu me LDK-në u ndërpre për shkak të zhvillimeve të brendshme në këtë parti dhe rifilloi vetëm gjatë kësaj jave. Kryeministri deklaroi se dëshiron të bisedojë edhe me PDK-në dhe AAK-në, edhe pse këto dy subjekte kanë bërë të qartë refuzimin e tyre.
Ai theksoi se zgjedhjet e 7 qershorit u zhvilluan pasi në prill nuk u arrit zgjedhja e presidentit. Kurti u shpreh se synon ecjen përpara përmes një dakordësie sa më të gjerë për një president unifikues, në përputhje me kërkesat kushtetuese.
Kryeministri paralajmëroi se konstituimi nuk duhet të çojë sërish drejt shpërndarjes së Kuvendit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat i cilësoi të pajustifikuara, të panevojshme për qytetarët dhe të dëmshme për ekonominë.
LDK-ja ka rënë dakord që negociatat të vijojnë edhe sot, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja mbeten në qëndrimin e tyre për të vazhduar rrugën në opozitë.
Duke analizuar situatën, profesori dhe doktori Sadri Ramabaja deklaroi për “Bota sot” se LDK-ja po kërkon presidencën me synimin që, në rast krizash politike apo kushtetuese, ajo të shndërrohet në një qendër të dytë të legjitimitetit shtetëror.
Ramabaja e vlerëson këtë strategji si të rrezikshme, por thekson se LDK-ja ndodhet përpara një mundësie historike. Sipas tij, fryma e Kushtetutës kërkon një president konsensual, i cili të ketë mbështetje të gjerë politike dhe qytetare.
Ai shtoi se LDK-ja mund ta ndihmojë tejkalimin e krizës duke propozuar dy ose tre kandidatura me integritet, kredibilitet dhe përgatitje profesionale, qofshin ato nga fusha akademike apo diplomatike.
Nëse kjo parti nuk paraqet dy ose tre figura të tilla, Ramabaja mendon se zgjedhjet për herë të katërt do të jenë pothuajse të pashmangshme. Sipas tij, një zhvillim i tillë do të sillte pasoja të kushtueshme politike, veçanërisht për vetë LDK-në.
Profesori e përmblodhi situatën me shprehjen popullore: “Zgjidh e merr”.
I pyetur për qëndrimin e PDK-së dhe AAK-së, të cilat nuk pranojnë të bisedojnë më me Kurtin, Ramabaja e cilësoi opozitën si vulgare.
Ai argumentoi se opozita po këmbëngul t’ua imponojë qytetarëve vullnetin e saj politik, duke e paraqitur atë si të vetmen rrugë për mbrojtjen e demokracisë liberale.
Ramabaja tha se tipari kryesor i opozitës aktuale në Kosovë është “shpirti vulgar” dhe se kjo shfaqet përmes bllokimit të institucioneve dhe imponimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Sipas tij, opozita po abuzon me Kushtetutën dhe po pretendon hapur se qëndrimi i saj është rruga e vetme për mbrojtjen e demokracisë liberale, duke përdorur, siç shprehet ai, gjuhën e J.O. Gasetit.
Në përfundim, ai deklaroi se ky qëndrim i opozitës bie ndesh me frymën e Kushtetutës. Ramabaja shtoi se opozita e paraqet këtë qasje si një angazhim për të shmangur “lodhjen e masave nga politika”, ndërsa zëdhënësit e saj shprehen se janë të gatshëm për ndarjen e pushtetit, pavarësisht se, sipas tij, ky vulgaritet si akt politik bie ndesh me frymën kushtetuese.
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjete, Aulon Kalaja, qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe…
Një situatë shqetësuese mjedisore është konstatuar në Gjirin e Lalzit, ku ujërat e zeza dyshohet se po derdhen drejtpërdrejt në…
Kosova po përballet me një situatë të ndjeshme institucionale, ndërsa afatet për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të…
Në rrugën lokale Ilinden-Marinë mbrëmë nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështje Rrugore…
Real Madridi është gati të dëgjojë ofertat për Raul Asencion, ndërsa mbrojtësi spanjoll ka tërhequr interesin e Olympique Marseille.E ardhmja…
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjete, Aulon Kalaja, qenë në terren pranë banorëve, duke parë nga afër situatën dhe…