Categories: kosovë

Afati i konstituimit përfundon sot, Ramabaja shpjegon pse LDK synon postin e presidentit dhe akuzon ashpër opozitën

Seanca konstituive e Kuvendit, që ishte planifikuar për 6 gusht, mbeti pezull pasi kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkoi negociata shtesë me partitë në lidhje me zgjedhjen e presidentit.

Të lidhura

None found

Procesin e formimit të institucioneve, takimet me forcat politike dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit për të siguruar qëndrueshmëri institucionale dhe vijimësi demokratike e shtjelloi vetë Kurti gjatë fjalës së tij, raporton “Bota sot”.

Ai theksoi se bisedimet me subjektet politike filluan menjëherë pas certifikimit të rezultateve, duke falënderuar pjesëmarrjen e Bedri Hamzës nga PDK dhe Lumir Abdixhikut nga LDK. Megjithatë, sipas tij, zhvillimet e brendshme në Lidhjen Demokratike i pezulluan ato, dhe rifillimi ndodhi vetëm javën e fundit.

Kurti nënvizoi dëshirën e tij për të vazhduar diskutimet edhe me PDK-në dhe AAK-në, duke vënë në dukje se refuzimi i këtyre të fundit është i dukshëm. Ai rikujtoi se zgjedhjet e 7 qershorit u detyruan pas dështimit për të zgjedhur presidentin në prill dhe se tani kërkohet një marrëveshje e gjerë për një figurë unifikuese, sipas frymës kushtetuese për të cilën u betuan deputetët.

Kryeministri në detyrë paralajmëroi se konstituimi nuk duhet të shndërrohet sërish në një rrugë drejt shpërbërjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme, të cilat i cilësoi të pabaza, të dëmshme për qytetarët dhe ekonominë.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë dakord të vijojë sot diskutimet, por Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i qëndrojnë qëndrimit të tyre për të mbetur në opozitë.

Në një koment për “Bota sot”, profesori dhe doktori Sadri Ramabaja analizoi situatën e fundit. Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës e synon presidencën me qëllimin që në raste krizash ta transformojë atë në një qendër të dytë legjitimiteti shtetëror. Ramabaja e vlerëson këtë si një qasje të rrezikshme, e cila mund ta fusë vendin në një cikël të ri destabiliteti institucional.

Ai argumenton se fryma kushtetuese kërkon një president që buron nga një konsensus i gjerë politik dhe shoqëror. LDK-ja, sipas tij, e ka një mundësi historike për të tejkaluar ngërçin, duke propozuar dy ose tre emra me integritet dhe profil profesional, qoftë nga radhët akademike apo ato diplomatike.

Nëse kjo nuk ndodh, Ramabaja paralajmëron se shkuarja për të katërtën herë në zgjedhje bëhet gati e paevitueshme, me pasoja që mund të jenë veçanërisht të kushtueshme për vetë LDK-në. Ai e përmbyll këtë mendim duke sjellë në vëmendje thënien popullore: “Zgjidh e merr”.

I pyetur për qëndrimet e PDK-së dhe AAK-së që refuzojnë bisedimet me Kurtin, Ramabaja u shpreh ashpër. Ai e karakterizoi opozitën si vulgare dhe theksoi se ajo po përpiqet t’u imponojë qytetarëve vullnetin e saj politik, duke e paraqitur këtë si të vetmen rrugë për shpëtimin e demokracisë liberale. Ky vulgaritet politik, sipas tij, shfaqet sidomos përmes bllokimit të institucioneve dhe shtyrjes për zgjedhje të reja.

Ramabaja shton se opozita manipuloj me kushtetutën dhe ka paturpësinë ta pranojë hapur këtë sjellje, duke iu referuar një shprehjeje të filozofit spanjoll José Ortega y Gasset. Ai thekson se ky vulgaritet si veprim politik përplaset drejtpërdrejt me frymën e kushtetutës. Në fund, ai vëren se zëdhënësit opozitarë e justifikojnë këtë qasje si një angazhim për të kursyer qytetarët nga “lodhja politike”, duke pretenduar një gatishmëri për ndarjen e pushteteve që në realitet nuk ekziston.

të fundit

OBRM-PDUKM Accuses LSDM: Drinking Water Problems Also Occurred During Their Term

OBRM-PDUKM ka drejtuar kritika ndaj kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar për mosmarrjen e masave të nevojshme gjatë…

1 minute ago

Case of Man Accused of Killing Friend Over €77,000 Debt Sent for Retrial for the Third Time

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit për vrasje, Kreshnik Haliti, duke kthyer çështjen në…

2 minutes ago

No Agreement After Three Hours of Talks, Kasolli Examines Abdixhiku’s Position on the Motion: He Made Things Easier for LVV

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku u takuan të martën në vazhdën e diskutimeve për…

2 minutes ago

Kosovo Assembly Expected to Be Constituted Tonight

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sonte në mbrëmje për ta konstituar legjislaturën e re. Kështu mëson ekskluzivisht…

3 minutes ago

Abdixhiku Ahead of Meeting with Kurti: Constitution of Parliament Must Not Be Delayed

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye për të shtyrë konstituimin…

3 minutes ago

The Constitutive Deadline Ends Today, Ramabaja Explains Why the LDK Is Seeking the Presidency and Harshly Accuses the Opposition

Konsitituimi i Kuvendit i paraparë për t’u bërë më 6 gusht, është ndërprerë për shkak se kryeministri në detyrë, Albin…

4 minutes ago