Categories: kosovë

Adnan Rrustemi: Propozimi i Besnik Tahirit për president konsensual do ta kishte shmangur krizën

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka folur për idenë e Besnik Tahirit lidhur me një kandidat të përbashkët të opozitës për president, duke vlerësuar se një veprim i tillë do ta kishte ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike dhe do ta kishte evituar krizën institucionale.

Rrustemi tha: “Oferta ka qenë më shumë për pjesën tjetër të opozitës, për PDK-në dhe LDK-në, që të dalim me një kandidat të përbashkët për president. Natyrisht, opozita i ka nënshkrimet e mjaftueshme për të nxjerrë një kandidat dhe siç e kam thënë edhe më parë, që është e drejtë e tyre dhe mbetet në vlerësimin e tyre. Për anën tjetër, po të përdorej kjo mundësi herën e kaluar, ne thjesht nuk do të kishim krizën dhe nuk do t’i kishim zgjedhjet e parakohshme. Sepse Kuvendi do të kishte mundësi dhe kuorum për ta zgjedhur presidentin apo presidenten e Republikës. Prandaj, unë mirëpres çfarëdo ideje të opozitës për ta tejkaluar dhe për ta zgjidhur krizën e presidentit, natyrisht me shpresë që kanë hequr dorë nga bllokada. Bllokada nuk është asnjëherë zgjidhje”.

Të lidhura

None found

Sipas tij, kjo është një çështje që u përket vetëm partive opozitare dhe nuk ka të bëjë me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai u shpreh edhe më tej: “Kjo është marrëveshje përbrenda opozitës. Nëse zoti Tahiri e ka fjalën për marrëveshje brenda opozitës për një kandidat të tyre të përbashkët, po, është e vërtetë që nëse opozita do të dilte me një kandidat për president herën e kaluar, ne do të kishim kuorumin e mjaftueshëm dhe nuk do ta kishim krizën dhe nuk do t’i kishim zgjedhjet e parakohshme. Por që opozita refuzonte çfarëdo mundësie sepse kishte ndarë mendjen për zgjedhje. Ata donin zgjedhje me çdo kusht e me çdo mjet, prandaj ajo refuzonte secilën ofertë të Lëvizjes Vetëvendosje, qoftë kryetarin e Kuvendit, qoftë përfshirjen në qeveri të LDK-së, qoftë presidentin konsensual, po qoftë edhe që të propozojnë një emër apo tre emra e njërin prej tyre do ta votonim ne. Prandaj, domethënë, ideja e zotit Tahiri, e ofertës së zotit Tahiri është për PDK-në dhe LDK-në që të bëjnë pjesë e këtij procesi dhe të heqin dorë nga bllokada. Prandaj, po e përsëris, unë mirëpres çfarëdo iniciative të opozitës që reflekton heqje dorë nga bllokada e refuzimit dhe natyrisht ndihmojnë e kontribuojnë në çfarëdo mënyre, qoftë edhe duke dalë me kandidat, për ta tejkaluar krizën e presidentit.”

KosovaPress ka këmbëngulur të marrë një qëndrim edhe nga deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, në lidhje me deklaratat e Adnan Rrustemit, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Të hënën, deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri, deklaroi se një mënyrë për të shmangur një ngërç të ri institucional do të ishte që partitë e ish-opozitës të mbështesin Ramush Haradinajn për president, ndërsa përballë tij të garojë një kandidat i VV-së, si subjekti fitues i zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga ky proces zgjedhor, e para doli Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, me 47.13%, duke siguruar 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës mori 19.44% dhe 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca mori 6.74% dhe shtatë ulëse.

të fundit

Kusari-Lila paralajmëron negociata të ndërlikuara, Halilaj veçon mungesën e bashkëpunimit me fituesin si sfidën kryesore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 6 korrik do të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ndërsa deri…

29 seconds ago

Ish-zyrtarë të LSDM-së prezantojnë një nismë të re dhe kritikojnë udhëheqjen e Venko Filipçes

Rreth njëzet ish-funksionarë dhe një funksionare aktuale e LSDM-së të mërkurën promovuan një lëvizje të re, një alternativë brenda hapësirës…

3 minutes ago

Bleart Tolaj vazhdon me Ballkanin, sulmuesi që u afrua për 25 mijë euro në kohën e Ilir Dajës rinovon me klubin e Superligës

Ilir Daja kur ishte trajner i BallkanitBleart Tolaj do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Ballkanit [...]Read…

3 minutes ago

“Nuk na përfaqësoni”/ Aktivisti thirrje për protestë nesër në 10:00 para Parlamentit: Do t’u bllokojmë hyrjen deputetëve, policia të bëjë kujdes se mund të përfundoni edhe në burg

Njëri prej protestuesve njoftoi se të enjten do të mbahet një tjetër protestë, në orën 10 para Parlamentit, si revoltë…

14 minutes ago

Kanadaja hyn në Eurovision nga viti 2027, festivali europian zgjerohet me një tjetër pjesëmarrëse të re

Organizatorët kanë bërë të ditur se Kanadaja do të marrë pjesë në Eurovision në vitin 2027, duke u kthyer në…

15 minutes ago

Vora afron Leandro Frrokun, mesfushori i kombëtareve të moshave firmos në Superiore

Leandro FrrokuLeandro Frroku është futbollisti më i ri i Vorës [...]Read More...

27 minutes ago