Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se për vetëm dy ditë ka mbledhur rreth një milionë euro borxhe. Në njoftimin e ATK-së thuhet se trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.
Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se trajtimi i borxheve ndaj tatimpaguesve, të cilët nuk ju kanë përgjigjur kërkesave të ATK-së për pagesën e obligimeve tatimore, ka vazhduar me procedura te masave së sforcuara.
Lidhur me këtë departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme me datë 20 dhe 23 maj 2022 ka zhvilluar aksion tek 14 subjekte biznesore, tek të cila janë ndërmarrë masat e konfiskimit.
“Aksioni në fjalë është zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Gjilan, ku si rezultat është arritur që të mbledhin afro 1 milion euro borxhe (939, 290 euro). Po ashtu, nga masat e ndërmarra përveç borxhit të inkasuar është arritur që pjesën tjetër të borxhit ta paguajnë sipas marrëveshjeve- pagesa e borxheve me këste”, thuhet në njoftimin e ATK.
Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775,053.64 euro, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit.
“Aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vazhdim, tek të gjithë subjektet biznesore që kanë borxhe ndaj ATK-së. Trajtimi i barbarët i tatimpaguesve, do të vazhdoj ta karakterizoj ATK-në, pasi që vetëm në këtë mënyrë institucioni do të arrit të ketë shtrirje gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.
ATK ditë më parë po ashtu ka njoftua se trajektorja e lëvizjes së të hyrave nga rreth 42.9 milionë euro që kishte tejkaluar të hyrat për tre muajt e parë, ka shënuar rritjen tjetër, ku vetëm për katër muajt e parë të këtij viti janë inkasuar 269.4 milionë euro tatime, që në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 68.5 milionë euro apo 34.1%.
“Tejkalim të të hyrave ATK nuk ka vetëm në raport me vitin paraprak, por edhe në krahasim me planin, ku rritja e të hyrave në raport me planin ka shkuar në 39.5 milionë euro apo 17.2%. Të gjitha këto statistika janë reflektim i madh në zvogëlimin e hendekut tatimor, pasi që çdo rritje e inkasimit nënkupton zvogëlim të hendekut tatimor”.
Më tej në njoftim thuhet se pavarësisht këtij trendi rritës të të hyrave, ATK është duke punuar fuqishëm në identifikimin e çdo rasti, i cili i shmanget obligimeve tatimore siç parashihet me legjislacionin tatimor.
Në rritjen e të hyrave, gjithashtu rol të rëndësishëm ka luajtur rritja e llogaridhënies dhe e përgjegjësisë te stafi, rritja e inkasimit të mbledhja e borxheve, lehtësirat për tatimpaguesit në deklarimin dhe pagesën e tatimeve.
Institucioni i ATK-së çdoherë e ka konsideruar si “inspektor” më të mirin qytetaret, të cilët përmes raportimeve për çdo parregullsi tatimore të hasur, kanë arritur që të krijojnë partneritet të fortë me ATK-në./monitor
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…