Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë mbërritur në ditën e pestë. Në Tiranë, demonstratat janë shoqëruar me përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.
None found
Demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kanë ngritur shqetësime lidhur me korrupsionin, papunësinë dhe situatën në arsim. Gjatë protestave janë hedhur gurë e mjete piroteknike drejt policisë, ndërsa janë raportuar dëmtime në objekte qeveritare, banka dhe biznese. Për shpërndarjen e turmave, policia ka përdorur gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe granata trullosëse.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, tha se në fillim i kishte përshëndetur protestat për masivitetin dhe kulturën, por sipas tij ato kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë shtrirë në disa qytete të Shqipërisë.
Salihaj e kritikoi ashpër qeverisjen e Edi Ramës, të cilën e cilësoi kërcënim për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
“Kur nisën protestat në Shqipëri, u gëzova shumë për pjesëmarrjen e gjerë, frymën dhe kulturën e tyre. Ato përfaqësonin një ringjallje të mirëfilltë kombëtare dhe i sillnin shpresë mbarë kombit shqiptar, në një kohë kur një pushtet i korruptuar deri në palcë, me një kryeministër që ndihet më afër Beogradit sesa Prishtinës, ishte kthyer në rrezik serioz jo vetëm për Republikën e Shqipërisë, por për të gjithë ne.
Pas një kohe të gjatë përpjekjesh të pasuksesshme për ta detyruar Ramën të japë dorëheqjen përmes protestave paqësore, ato u përshkallëzuan dhe tashmë kanë marrë drejtim të pakontrolluar. Protestat nuk po zhvillohen më vetëm në Tiranë, por pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë”, deklaroi ai.
Sipas Salihajt, Rama nuk do të japë dorëheqjen, pasi, siç pretendon ai, kryeministri e ka përparësi ruajtjen e pushtetit. Ai kërkoi krijimin e një lëvizjeje të re kombëtare që do ta largonte Ramën përmes zgjedhjeve dhe paralajmëroi se anarkia nuk përbën zgjidhje.
“A mund të detyrohet Rama të japë dorëheqjen dhe ta shpëtojë Shqipërinë nga shkatërrimi që po përhapet gjithandej?
Besoj se Shqipëria nuk e shqetëson aspak Ramën; i vetmi synim i tij është pushteti. Ai madje pretendon se po mbron Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, ndonëse realiteti është krejt ndryshe. Sipas mendimit tim, Rama nuk do të largohet nga posti edhe sikur të digjet e gjithë Shqipëria. Ai dhe Vuçiqi kanë shumë ngjashmëri, por më e dukshmja është se nuk heqin dorë nga pushteti, pavarësisht rrethanave.
Prandaj, shkatërrimi i Shqipërisë nuk mund të jetë zgjidhje. Populli shqiptar duhet të krijojë një lëvizje të mirëfilltë kombëtare, me njerëz të pastër dhe atdhedashës. Ajo duhet të fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe ta largojë Ramën e kastën e tij nga pushteti. Mendoj se nuk ka rrugë tjetër. Anarkia nuk është zgjidhje”, u shpreh ai.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një pretendim lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke deklaruar se dy ditë më…
Edi Rama: Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vidha për t’i nxjerrë sytë policië, janë kriminelë. Janë fëmijë…
Barcelona po kalon një formë të jashtëzakonshme në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick triumfoi këtë të shtunë…
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme në Shqipëri, duke e lidhur këtë situatë me…
Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome, ndërtesa dhe automjete të përfshira nga flakët. Dita e pestë e protestës kundër qeverisë në…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.3 lekë dhe do shitet me…