Categories: kosovë

Abrashi: Për LVV-në marrëveshja me LDK-në mbetet në fuqi, takimi Kurti-Abdixhiku mund të sjellë zgjidhje

Artan Abrashi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi se marrëveshja e arritur me LDK-në për presidentin vazhdon të jetë valide për partinë e tij. Ai e cilësoi të papritur kundërshtimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, duke thënë se një zhvillim i tillë nuk duhej të ndodhte në këtë fazë.

Të lidhura

None found

Sipas Abrashit, refuzimi i deputetëve të LDK-së ka krijuar një situatë të pafavorshme dhe, pavarësisht gatishmërisë së LVV-së për kompromis, vendi rrezikon të hyjë në një cikël problemesh që mund të çojë drejt zgjedhjeve të panevojshme.

Ai tha se pret që një takim i ardhshëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut ta qartësojë gjendjen dhe të hapë rrugë për një marrëveshje që do t’i shmangte zgjedhjet. Takimi, megjithatë, ende nuk është caktuar dhe nuk ka asgjë konkrete lidhur me datën e tij, ndonëse, sipas Abrashit, ekziston vullneti për zhvillimin e tij.

“Për LVV-në marrëveshja e arritur nga kryetarët tanë dhe e miratuar nga dy kryesitë e partive politike është ende valide. Ajo që ndodhi ishte e papritur dhe refuzimi i gjashtë deputetëve të LDK-së nuk duhej të ndodhte në këtë fazë. Na vjen keq, por duhet të vazhdojmë konsultimet dhe përpjekjet maksimale për ta zhbllokuar situatën. E përshëndes takimin e radhës mes dy liderëve, kurdo që të mbahet, pasi nevojitet një sqarim i mëtejshëm dhe, mundësisht, një zgjidhje. Takimi ende nuk është caktuar, por ne duhet të besojmë dhe të shpresojmë se do të gjendet një rrugëdalje, edhe pse për momentin nuk është e qartë se cila do të jetë ajo”, tha Abrashi.

I pyetur nëse LVV-ja po zhvillon kontakte me deputetë të partive të tjera për të siguruar votat e nevojshme për presidentin, Abrashi u përgjigj se këto komunikime zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme.

“Ne jemi vazhdimisht në kontakt me kolegët tanë nga partitë e tjera. Në komunikimet jopublike, askush nuk e dëshiron këtë situatë, ndërsa zyrtarisht dhe publikisht të gjithë deklarohen pro krizës”, tha ai.

Sa i përket kërkesës së PDK-së dhe AAK-së për thirrjen e seancës konstituive, Abrashi përsëriti qëndrimin e LVV-së se procedurat nuk mund të vazhdojnë pa u zgjidhur më parë çështja e presidentit.

të fundit

Trump refuzon planin iranian për armëpushim, Teherani thotë se nuk ka bisedime me SHBA-në

Irani këmbëngul se aktualisht nuk ka negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se çdo përpjekje për rifillimin e dialogut duhet…

5 minutes ago

Irani publikon pamje të një kompleksi nëntokësor raketash të fshehur në male

Irani ka zbuluar një tjetër kompleks të madh ushtarak nëntokësor, të cilin e cilëson si një “qytet raketash”, duke publikuar…

5 minutes ago

Në Greqi gjendet në valixhe trupi i 24-vjeçares nga Burkina Faso, gazetari: Ishte e lidhur, pa shenja të dukshme dhune

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqi, ku trupi i pajetë i një vajze 24-vjeçare, me origjinë nga Burkina Faso,…

6 minutes ago

Seanca e parë e Knesetit përfshihet nga tensionet, Netanyahu përplaset me opozitën

Seanca e parë e parlamentit të ri izraelit, Knesetit, u shoqërua me tensione të forta politike, debate të ashpra dhe…

6 minutes ago

Matteo Moretto: Endrick ka 70 për qind mundësi të largohet nga Real Madridi në janar

Endrick është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi sulmuesi…

7 minutes ago

Takimi PS-PD për Reformën Zgjedhore, Shehaj: Pazar i përsëritur prej 35 vitesh, ndryshimi nuk ndalet

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën…

10 minutes ago