Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Tiranë.
Abdixhiku ka thënë se vite më parë një vizitë e tillë në nuk do ta ishte e mundur pa kaluar nëpër Kosovë.
Sipas tij, në kohën kur me vendin po qeverisë Kurti, Kosova është bërë peng i cmendurisë
“Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje – dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë – nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë – ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtruar dorën e lidhjes tashmë!”.
Postimi i plotë:
Sekretari Amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë. Aty flet për numrin rekord të turistëve, për këngët e Duas, punën e Mira Muratit në ChatGPT, kualifikimin e Shqipërisë në Evropian e për partneritetin e jashtëzakonshëm në mes të dy shteteve mike.
Vite më parë, një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë. Kosova, si destinacion ishte e natyrshme.
Sot, në të njëjtën orë e në të njëjtën ditë në Kosovën e zymtë prej popullizmit, SHBA-të na flasin për raportet më të ulëta historike. Për lëkundje partneriteti e krizë komunikimi.
Jam i lumtur për ecjen e Shqipërisë. Në ekonomi, kulturë, turizëm, sport e diplomaci. Po na ikin me hapa të mëdhenj. Po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë!
Por Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet.
Nuk pres që Amerika të na bëjë qeveritë. Ata që kanë të tilla pritje – dhe sa kam kuptuar s’janë pak të tillë – nuk janë të destinuar për politikë. Kjo detyrë fisnike i takon vetëm popullit të Kosovës. Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë – ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtruar dorën e lidhjes tashmë!
Ari dhe argjendi janë rritur përsëri, ndërsa besimi i investitorëve është rënduar nga rreziqet e shtuara gjeopolitike pas arrestimit të…
Shtetasi Gert Bushati, është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar…
Ditën e sotme, Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’, ka nisur sërish protestën para Kryeministrisë Teksa aktivistët dhe qytetarët po protestonin, Policia ka…
Jimmy Kimmel fitoi për herë të dytë në karrierë çmimin Critics Choice Award për “Best Talk Show”, duke reflektuar hapur…
Ruben Amorim, është larguar nga posti i trajnerit të Manchester United pas 14 muajsh në krye të klubit të gjashtë…
Një moment i papritur ka tronditur së fundmi shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke sjellë tension dhe konfuzion…