Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka njoftuar se janë dorëzuar 148 nënshkrime për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.
Ai ka bërë të ditur se data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit do të shpallen pasi të përfundojë verifikimi i plotë i nënshkrimeve.
None found
“Pas verifikimit të plotë të nënshkrimeve, do të bëhen të ditura data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit. LDK-ja ka qenë dhe duhet të mbetet shtyllë e fuqisë së saj. Prandaj, nuk duhet t’i shmangemi asnjë procesi demokratik. Ne nuk do t’ia heqim askujt të drejtën e votës dhe nuk do të mbajmë asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ndërkohë, kreu i LDK-së ka njoftuar se bisedimet për formimin e Qeverisë janë pezulluar. Sipas tij, zhvillimet e fundit dhe përfshirja në proceset e brendshme të partisë e pamundësojnë vazhdimin e negociatave në këtë fazë.
“Në këtë pikë, më duhet po ashtu t’i njoftoj qytetarët e vendit tonë se, për shkak të kësaj nisme, jemi detyruar t’i ndërpresim angazhimet dhe takimet institucionale të javëve të fundit për krijimin e qeverisë, të cilat qytetarët me të drejtë i kanë pritur prej kohësh. Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme, nuk do të ishte as serioze dhe as e përshtatshme të vazhdonin negociatat për krijimin e qeverisë, ndërkohë që mandati im aktual dhe ai i përfaqësuesve të LDK-së është vënë në diskutim”, ka thënë ai.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e…
Seanca e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është karakterizuar nga tensione të forta dhe një konfrontim i papritur. Anëtarja e…
Një protestues kërkoi mbështetje nga përfaqësitë e huaja në Shqipëri për protestën dhe po ashtu i bëri thirrje SPAK-ut të…
Ilir DajaPas humbjes 0-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo do të përballet të enjten me Astanën, në ndeshjen e dytë të…
Një performancë historike nga mesfushori spanjoll kundër Francës, në një ndeshje dhe Kupë Bote që do të mbahen mend gjatë.Rodri…
Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola…