kosovë

A do të kenë ndikim marrëdheniet me SHBA-të në zgjedhjet në Kosovë?

Ndërsa Kosova shkon në zgjedhje të dielën më 9 shkurt, çështja e marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi.

Zoti Grenell u shpreh të hënën në postimin e tij të parë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk është e besueshme, duke shtuar se “retorika e përdorur nga (Albin) Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni” shkroi ai.

Të lidhura

None found

Të enjten në përgjigjen e tij të parë ndaj këtyre komenteve, Kryeministri Kurti gjatë një interviste në televizionin Istogu Channel, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, janë shumë të mira.

“Kurrë ma mirë s’i kemi pasur. Po blejmë edhe helikopterë Black Hawk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time… Kurrë ma mirë nuk ka qenë. A ka ndonjë herë kritika e vërejtje? Po, por ne duhet me ecë përpara”, tha kryeministri Kurti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i zotit Grenell. “Lajthitje”, shkroi ai në rrjetin X. “Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë Trump, administrata e Bidenit, NATO-ja, BE-ja, Ambasada e SHBA-së, Anthony Blinken etj”.

Në një tubim parazgjedhor në Istog në perëndim të Kosovës, Kryeministri Kurti kritikoi opozitën që siç tha, po kërkon ndihmë nga “ndonjë ndërkombëtar”.

“Kjo lloj opozite e lyp fatin me qiri te ndonjë ndërkombëtar i cekët, e jo në thellësinë historike të popullit tonë ku gjithmonë gjenden zgjidhjet. Këta të cilët këqyrin me gjetë ndonjë zyrtar amerikan me ua sha kryeministrin e Republikës së tyre, këta nuk duhet kurrë të kthehen”, tha zoti Kurti. por pa përmendur emra.

Gjatë mandatit të parë të Presidentit amerikan Donald Trump, marrëdhëniet e qeverisë Kurti më Shtetet e Bashkuara ishin të tensionuara. Në nëntor të vitit të kaluar pas fitores së zotit Trump zoti Kurti tha qeveria e tij është e gatshme dhe e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin me administratën e re amerikane.

Marrëdhëniet e qeverisë së tij nuk panë ditët më të mira as me administratën e ish Presidentit Joe Biden. Diplomatët amerikanë disa herë kanë tërhequr vërejtjen se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe, kishin ndikuar në cilësinë e partneritetit dhe paralajmëruan Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

Analistët me të cilët gjatë javës bisedoi Zëri i Amerikës, i cilësuan të pazakonshme deklarimet e zoti Grenell në këtë periudhë, por tërhoqën vërejtjen se cilado qoftë qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të përballet me sfida shumë më të rënda në një botë shumë më të paparashikueshme dhe duhet të jetë e kujdesshme në trajtimin e aleancave./VOA

Tags: kosoveSHBA

të fundit

Bardhi i shkruan Peleshit: Raporti i KE-së dëshmon krizën parlamentare dhe mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi,…

51 seconds ago

Nën dyshimin për trafikim njerëzish, ndalohet Áron Orban, vëllai i ish-kryeministrit hungarez

Vëllai i ish-kryeministrit hungarez Viktor Orban, Áron Orban, është ndaluar nga autoritetet hungareze, nën dyshimin për përfshirje në trafikimin e…

4 minutes ago

Asllani dhe Gruda përzgjidhen në formacionin e javës në Bundesligë

Futbollistët shqiptarë, sulmuesi Fisnik Asllani dhe mesfushori Brajan Gruda kanë zënë vend në ekipin më të mirë të javës së…

10 minutes ago

Student protests / European Democrats: Instead of listening to them, Rama’s government responds with repression and police violence!

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

12 minutes ago

Arsim Bajrami proposes legal and institutional action on the case of former KLA leaders

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

12 minutes ago

Dy Lamborghini Revuelto ekskluzive për Arabinë Saudite, me frymëzim nga shkretëtira arabe

Lamborghini ka prezantuar dy ekzemplarë unikë të modelit Revuelto, të krijuar posaçërisht për klientë në Arabinë Saudite. Të frymëzuara nga…

12 minutes ago