Categories: kosovë

8 viktima dhe 793 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Covid-19 vijon të krijojë një situatë shqetësuese në Kosovë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 793 persona të infektuar, ndërsa fatkeqësisht 8 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.838 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 793 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 352 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.083 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.342.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste.

të fundit

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…

9 minutes ago

Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira

Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…

37 minutes ago

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

59 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

1 hour ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

2 hours ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

2 hours ago