Categories: kosovë

400 kg kokainë”, Gjykata: Të pandehurit ishin pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar se Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyqi vepruan si pjesëtarë të një grupi të organizuar kriminal, që synonte trafikimin e kokainës nga Brazili drejt Kosovës.

Të lidhura

None found

Më 19 mars 2026, kjo gjykatë dënoi pronarin e kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqirin, së bashku me Faton Vrajollin, Kadri Sheqirin, Kadri Brahimin dhe Fehmi Bytyqin, me gjithsej 75 vjet burgim dhe 108 mijë euro gjobë. Aktgjykimi i plotë për rastin u nxor më 18 maj 2026, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktgjykimin e datës 18 maj 2026 thuhet se, bazuar në provat e administruara, është vërtetuar përfshirja e pesë të akuzuarve në grupin kriminal të krijuar për trafikimin e substancës narkotike të llojit kokainë.

Sipas vendimit, Izet Sheqiri, në pozitën e pronarit të “MC FOOD”, dhe Faton Vrajolli, si zëvendësdrejtor dhe person përgjegjës për importet, ishin organizatorët kryesorë të veprimtarisë kriminale. Në bashkërendim me persona nga Brazili, ata kishin koordinuar planin për fshehjen e narkotikëve brenda dërgesave të ligjshme me produkte mishi që importoheshin nga ky shtet.

Gjykata ka vlerësuar se grupi funksiononte me një hierarki të përcaktuar qartë dhe me role të ndara në mënyrë të saktë. Izet Sheqiri drejtonte dhe mbikëqyrte në tërësi operacionin, ndërsa Faton Vrajolli merrej me koordinimin operativ, komunikimin me furnitorët brazilianë dhe organizimin e shpërndarjes.

Kadri Sheqiri, i afërm i pronarit dhe komercialist në kompani, ishte angazhuar për shpërndarjen e kokainës në Prishtinë dhe jashtë saj. Provat tregojnë se Faton Vrajolli ia kishte ngarkuar këtë detyrë për periudhën 20-25 maj 2021, kundrejt një shpërblimi prej 60 mijë eurosh.

Në planin e grupit ishte parashikuar hollësisht edhe shfrytëzimi i pozitës së “MC FOOD” si importuese e rregullt, e kategorizuar në “linjën e verdhë” doganore. Ky status bënte që mallrat e kompanisë t’i nënshtroheshin vetëm kontrollit të dokumentacionit dhe jo verifikimit fizik të ngarkesave, duke krijuar mundësinë që droga të transportohej pa u zbuluar gjatë procedurave doganore.

Nga të dhënat e siguruara prej autoriteteve ndërkombëtare rezultoi se kontinieri S… ishte nisur nga Brazili dhe kishte përshkuar itinerarin Navegantes (Brazil) – Valencia (Spanjë) – Gioia Tauro (Itali) – Durrës (Shqipëri) – Lipjan (Kosovë). Autoritetet italiane kishin evidentuar anomali gjatë skanimit me rreze X në portin Gioia Tauro, por kontinieri ishte lejuar të vazhdonte udhëtimin sipas planit të koordinuar nga autoritetet hetimore.

Një tjetër element kyç, që sipas Gjykatës dëshmon lidhjet e grupit me rrjete kriminale në Brazil, lidhet me dy kontinierë të tjerë të kompanisë “MC FOOD”. Gjatë marsit 2021, autoritetet spanjolle i kishin sekuestruar ata në portin e Barcelonës, pasi brenda tyre ishin gjetur përkatësisht 109 kg dhe 218 kg kokainë.

Komunikimet telefonike të paraqitura si prova treguan se Izet Sheqiri, Faton Vrajolli dhe Kadri Brahimi kishin dijeni për këto sekuestrime. Ata kishin diskutuar ndërmjet tyre për “mungesat” në ngarkesat përkatëse, duke përdorur shprehje të koduara për kokainën e konfiskuar.

Megjithëse sekuestrimi i këtyre dy kontinierëve nuk ishte objekt i shqyrtimit, Gjykata e trajtoi atë si provë rrethanore. Sipas aktgjykimit, bisedat ndërmjet të akuzuarve në të dyja rastet kishin të bënin pikërisht me kontinierët ku ishte zbuluar narkotiku, ndërsa për dërgesat rutinore nuk kishte komunikime të tjera. Fakti se bëhej fjalë për të njëjtët persona të përfshirë, sipas Gjykatës, pasqyronte mënyrën e organizimit të grupit.

Themelorja ka konstatuar gjithashtu se, pas arrestimeve, ishte vënë në zbatim një plan i bashkërenduar për pengimin e drejtësisë, përmes manipulimit të dëshmitarit bashkëpunues Kadri Sheqiri. Përgjimet e përdorura si prova treguan se Izet Sheqiri kishte komunikuar me Kadri Sheqirin gjatë kohës së paraburgimit, duke i ofruar përfitime materiale nëse ndryshonte deklaratën.

Në këtë kuadër, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina, të dënuar tashmë me aktgjykim të plotfuqishëm, kishin organizuar një skemë që synonte ta paraqiste Kadri Sheqirin si person me probleme psikike. Përmes vizitave të rreme në Klinikën e Psikiatrisë, ata synonin t’ia cenonin besueshmërinë deklaratës së tij si dëshmitar bashkëpunues.

Në arritjen e përfundimit për gjendjen faktike të përshkruar në dispozitivin e aktgjykimit, Gjykata mori parasysh ndërlidhjen e të gjithë zinxhirit të ngjarjeve, komunikimet për produktet, deklaratat e dëshmitarit bashkëpunues, bisedat e të akuzuarve vetëm për ngarkesën ku ndodhej droga, audio-incizimet, përgjegjësitë konkrete të punonjësve dhe veprimet në kundërshtim me këto detyra vetëm në rastin përkatës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës, tërësia e këtyre provave përjashton mundësinë që ndonjë person tjetër të ketë qenë i përfshirë në sjelljen e narkotikëve në kompaninë “MC FOOD”.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), që lidhet me sekuestrimin e 400 kilogramëve kokainë, akuzohen pronari i “MC FOOD”, Izet Sheqiri, si dhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë në këtë çështje, ku si të akuzuar figurojnë Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.

Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina ishin akuzuar në të njëjtin rast me pesë të pandehurit e tjerë, por procedura penale ndaj tyre u veçua pasi arritën marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Pas marrëveshjes me Prokurorinë, Hyzri Sheqiri u dënua me 7 muaj burgim efektiv për pengim të procedurës penale. Për të njëjtën vepër, Naim Morina mori dënim prej 6 muajsh burgim efektiv, gjithashtu pas marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

Përmes kësaj aktakuze, Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e 400 kilogramëve kokainë, makinave, armëve dhe rreth 26 mijë eurove.

Tags: kokianerast

të fundit

Insect in Car Caused Panic, 55-Year-Old Crashed Into Motorcycle and Two People Died in the US

Një 55-vjeçare nga New Jersey në SHBA humbi kontrollin e automjetit pasi një insekt u fut brenda makinës së saj,…

22 seconds ago

One of the perpetrators of the armed robbery of the jewelry store in Paskuqan arrested

Policia e Tiranës dhe efektivët e Komisariatit nr. 5, kanë arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë…

45 seconds ago

LSDM kritikon Mickoskin dhe Klekovskin: Në Draçevë mbahet kinema në ajër të hapur, pavarësisht epidemisë së Etheve të Nilit perëndimor

LSDM ka dalë me akuza ndaj Hristijan Mickoskit dhe Sasho Klekovskit pas organizimit të kinemasë në ambient të hapur në…

9 minutes ago

BDI: Punimet e objektit pa leje në rrugën “Qemal Sejfulla” kanë rifilluar, heshtin Çairi dhe Shkupi

Nga BDI thonë se ndërtimi në rrugën “Qemal Sejfulla”, i denoncuar publikisht vitin e kaluar si ndërtim pa leje në…

10 minutes ago

Haxhiu pas konsultimeve politike: Marrëveshja për presidentin është thelbësore për të shmangur një krizë të re

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot në ora 09:00 një takim me…

10 minutes ago

Vrau 20-vjeçarin francez, arrestohet Sokrat Vata, ishte fshehur në bagazhin e një makine

Është arrestuar në Fier, në një postbllok të ngritur në Levan, 29-vjeçari Sokrat Vata, i dyshuar si autori i vrasjes…

11 minutes ago