Procesi i vaksinimit të mjekëve të Kosovës në Kukës pritet të përfundojë këtë të shtunë. Kështu është shprehur për mediat, kryetari i Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
“Procesi i vaksinimit të punëtorëve shëndetësorë është duke shkuar mirë. 300 punonjës janë vaksinuar deri sot dhe të shtunën do të mbyllet ky cikël. Për fat të mirë nuk kemi pasur asnjë ankesë deri tani. Mirëpo fat i keq është se ka kërkesa të mëdha për vaksinim, por ne i kemi mundësitë e limituara”, u shpreh Syla.
Po ashtu, ai tha se shpreson që ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Vitia të kontaktojë me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojë procesi i vaksinimit të punonjësve shëndetësorë.
“Por shpresojmë se ministri i ri Shëndetësisë të vjen në kontakt me Republikën e Shqipërisë dhe të vazhdojnë këtë proces që e kemi nisur ne si Federatë. Më tepër se 500 vaksina nuk kanë mundur as ata të sigurojnë, kërkesat janë shumë në rritje.”
Syla tha se në përgjithësi punonjësit që kanë marrë këto vaksina ndihen mirë dhe kanë pasur vetëm ankesa që janë normale. Shqipëria ka “ndarë” 500 vaksina nga dozat e saj për t’i vënë në dispozicion të mjekëve të Kosovës ku ende nuk ka mbërritur vaksina e parë.
Një avion privat “Falcon 50” me pesë persona në bord u zhduk nga radarët të martën në mbrëmje, pasi u…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur…
Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar me publikimin e dosjes së AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili…
Gjykata Supreme e Brazilit miratoi të martën një kërkesë të ish-presidentit Jair Bolsonaro për t'u larguar nga burgu për t'iu…
Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët…
Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti…