Categories: kosovë

27 vite nga themelimi i Policisë së Kosovës, Kurti: Vendi është më i sigurt se kurrë

Policia e Kosovës ka shënuar sot 27-vjetorin e krijimit të saj. Në një ceremoni solemne, të zhvilluar nën moton “Një rrugëtim i përbashkët një mision i përhershëm”, u vlerësua kontributi i zyrtarëve policorë ndër vite, ndërsa u përkujtuan edhe pjesëtarët që humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Të lidhura

None found

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, deklaroi se gjatë këtyre 27 viteve Policia e Kosovës ka kaluar nëpër një proces të vazhdueshëm transformimi dhe profesionalizimi.

“Më 6 shtator 1999, 176 kadetë nisën trajnimin si gjenerata e parë e Policisë së Kosovës. Kosova e sapo çliruar kishte nevojë për një institucion që do ta vendoste zbatimin e ligjit në themel. Nga ata 176 kadetë të parë në më shumë se 9 mijë zyrtarë policorë që janë sot, Policia e Kosovës është rritur. Policia e Kosovës është një nga institucionet më të besueshme në vend. Çdo qytetar, pavarësisht se kush është, duhet ta ndjejë se përballë tij është një institucion që e mbron. Në 27 vjet Policia e Kosovës ka bërë rrugë të gjatë në aspekt profesional dhe operacional. Policia e Kosovës është një pjesë e bashkëpunimit më të gjerë me institucionet ndërkombëtare. Kjo është dëshmi se policia ka ndërtuar një nivel profesionalizmi. Andaj anëtarësimi i Kosovës në Interpol mbetet i rëndësishëm”, ka deklaruar ajo.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vuri në dukje shtrirjen e rendit dhe ligjit edhe në veri të Kosovës. Ai theksoi se mbështetja për Policinë e Kosovës do të vijojë përmes pajisjeve moderne dhe përmirësimit të kushteve të punës.

“Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë. Themelimi i Policisë së Kosovës 27 vjet më parë përkon me çlirimin tonë. Policia është angazhuar për shtet që funksionon e ku ngadhënjen rendi e ligji. Policia respekton dhe ruan qytetarët pa dallim duke zbatuar ligjin. Përgjatë 5 viteve të fundit krahas rritjes për 50 për qind të buxhetit të policisë, janë ngritur dhe forcuar mbi 20 stacione në gjithë veriun atje ku më parë nuk kishte asnjë institucion. Prania e institucioneve në veri ishte kyçe edhe për gjetjen e varrezave masive të luftës së fundit”, ka shtuar ai.

të fundit

Mbrojtja, arma që po e mban Borussia Dortmundin në garë për titull në sezonin 2026/27

Borussia Dortmundi po zhvillon një fillim të shkëlqyer të sezonit 2026/27, duke e mbajtur hapin me Bayern Munichun në Bundesligë.…

2 minutes ago

Bardhi: Dosja e Ballukut çon te Edi Rama – kërkohet kontrolli i banesës e telefonit; politikanët e burgosur kanë më pak akuza

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

4 minutes ago

Juventusi dhe Napoli në garë për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee

Juventusi dhe Napoli po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…

9 minutes ago

Bardhi ironizon Spiropalin: E shtyjnë të largohet, por ajo kërkon të qëndrojë me çdo kusht në grupin e PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

18 minutes ago

Budget session in the Assembly interrupted for a few minutes after power outage

Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…

24 minutes ago

Kosovo Assembly delegation takes part in 38th session of Parliamentary Assembly of Francophonie in Brussels

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, po merr pjesë në sesionin e 38-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), që po…

24 minutes ago