Në Kosovë raportohen 11 viktima nga Covid-19, ndërsa 202 persona kanë rezultuar pozitive në 24 orët e fundit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë këtyre orëve janë kryer 2810 testime me metodën RT-PCR.
Autoritete shëndetësore theksojnë se në 24 orë janë shëruar 646 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar me Coronavirus.
Ndërkaq kujtojmë që sot ka pasur një rritje të numrit të viktimave në krahasim me një ditë më parë ku kishte 9 vdekje. Kurse rastet pozitive kanë pësuar një ulje, me 67 raste të reja më pak në krahsim me dje që kishte 269.
Njoftimi i plotë:
646 TË SHËRUAR DHE 202 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.810 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 202 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 77 vjeç), Podujevë 2 raste (84, 37 vjeç), Prishtinë 2 raste (76, 64 vjeç), Drenas 1 rast (90 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Skenderaj 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.188 raste nga 533.764 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.173 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 94.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.841.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 52 raste, Podujevë 14 raste, Skenderaj 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Suharekë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 6 raste, Obiliq 6 raste, Pejë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Novobërdë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Leposaviq.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Presidenti rus Vladimir Putin tha të premten se ishte gjithmonë i përgatitur për kontakte dhe takime ndërkombëtare, veçanërisht me Presidentin…
Inter ia doli që të kalonte fazën e grupeve të Botërorit të Kubeve pasi mposhtën 2-0 River Plate. Tashmë, zikaltërit…
Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn, pasi bleu vota për vajzën kandidate të PSD, Limonera…
Kompania amerikane Nike paralajmëron se tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump ndaj partnerëve kryesorë tregtarë mund të rrisin ndjeshëm…
Katër veterinerë janë vënë në hetim nga Policia e Korçës pasi kanë lejuar transportimin e paligjshëm të 410 bagëtive të…