kosovë

20-vjeçari godet me makinë babanë dhe vëllanë, tenton t’i sulmojë me kaçavidë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Resinoc të Lipjanit, ku një person dyshohet se është përfshirë në një konflikt familjar me babanë dhe vëllain e tij.

20-vjeçari dyshohet se ka goditur qëllimisht babanë dhe vëllanë me makinë dhe më pas ka tentuar t’i sulmojë me një kaçavidë.

Të lidhura

None found

Mosmarrëveshja mes palëve ka vazhduar edhe në afërsi të stacionit policor në Lipjan, ku G.Sinani dyshohet se pasi goditi me veturë babanë dhe vëllain ka tentuar që njërin prej tyre ta godas edhe me kaçavidë.

Për të vënë situatën nën kontroll ka reaguar policia. Një prej zyrtarëve policorë ka shtënë në ajër, sipas medieve vednase dhe kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor. I dyshuari është intervistuar nga organet e hetuesisë, teksa njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë. Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll. Viktimat janë dërguar në QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

të fundit

Aksident në segmentin Peqin-Rrogozhinë, përplasen dy makina, një drejtues dërgohet në spital

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele rreth orës 09.45 në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë,…

2 minutes ago

Sot protesta e 43-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Sot është dita e 43-të e protestave qytetare. Edhe këtë të diel, grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi…

21 minutes ago

“Mos trego mungesë respekti ndaj meje”/ Messi përplaset me arbitrin portugez, shpërthen rrjeti

Lionel Messi ishte protagonist jo vetëm me paraqitjen e tij në fushë, por edhe me një debat të tensionuar me…

39 minutes ago

Ministrja Erjona Ismaili: 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West shmangën dëme më të mëdha për Shqipërinë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh…

54 minutes ago

Berisha ironizon deklaratën e Kumbaros: Ministri i thënshin, vetëm në kriminale të Edi Ramës mund të gjenden të tillë…

Ditën e sotme, në një postim në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave…

1 hour ago

Audi shënon ulje të dërgesave në SHBA, ndërsa modelet e rifreskuara sjellin sinjale inkurajuese

Audi raportoi dërgesat e tremujorit të dytë të vitit 2026 në SHBA, duke dërguar 38,030 automjete gjatë tre muajve të…

1 hour ago