Categories: kosovë

16 vite nga opinioni i GJND-së që mbështeti pavarësinë e Kosovës

Sot shënohen 16 vjetorin e publikimit të opinionit këshillëdhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, e cila konstatoi se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Më 22 korrik 2010, trupa gjykuese e GJND-së vendosi me 10 vota pro dhe 4 kundër në favor të Kosovës, duke refuzuar argumentimin e Serbisë se akti i shpalljes së pavarësisë ishte në kundërshtim me normat juridike ndërkombëtare.

Kryetari i asaj kohe i Gjykatës, Hisashi Owada, ishte ai që lexoi vendimin, ku theksoi se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”.

Kjo çështje gjyqësore u iniciua pas nismës së Serbisë, e cila përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kërkoi një opinion këshillëdhënës mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Opinioni i dhënë nga GJND-ja u interpretua si një triumf i rëndësishëm ligjor dhe diplomatik për Kosovën, meqë vërtetoi se e drejta ndërkombëtare nuk i ndalon shpalljet e pavarësisë. Pas këtij akti, një valë shtetesh vijuan të njihnin Republikën e Kosovës.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008. Deri në këtë moment, shteti i ri është njohur nga 117 vende, teksa vijojnë përpjekjet për integrim në organizata ndërkombëtare dhe rritjen e numrit të njohjeve.

Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 qëndron si një prej momenteve përcaktuese në historinë juridike dhe shtetformuese të Kosovës, duke shërbyer si pikë referimi thelbësore për mbrojtjen e legjitimitetit të pavarësisë së saj në skenën globale.

të fundit

Policia bastis banesa në Podujevë pas sulmit me granatë, dy të dyshuar shpallen në kërkim

Katër muaj pas sulmit me granatë ndaj një shtëpie në fshatin Sfeqël të Podujevës, Policia e Kosovës ka zhvilluar një…

2 minutes ago

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15-vjeç

Asambleja Kombëtare në Francë, votoi në favor të ligjit me 279 vota pro dhe 81 kundër. Më herët, Senati e…

6 minutes ago

Portieri argjentinas lë të hapur mundësinë e tërheqjes nga kombëtarja

Portieri i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka lënë të kuptohet se mund t'i japë fund karrierës së tij me kombëtaren pas…

13 minutes ago

“Odisea” thyen rekorde dhe premton të jetë filmi i verës 2026/ Zbulohen detajet e realizimit të kësaj kryevepre që po pushton kinematë globale

Duket se “Odisea” do të jetë hiti më i madh i verës, me fitime globale prej 264 milionë dollarësh në…

14 minutes ago

After the fierce storm: 117 cars damaged, 10 injured, and state buildings affected

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët e policisë janë vazhdimisht në terren dhe po veprojnë sipas të gjitha…

18 minutes ago

Latest situation at Kosovo’s border crossings

Qytetarët që po planifikojnë të udhëtojnë drejt ose nga Kosova mund ta bëjnë këtë pa pritje të gjata, pasi në…

19 minutes ago