Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, gjithsej 16 subjekte politike që garuan nuk arritën të sigurojnë as 1 për qind të votave në rang vendi.
None found
Pjesa më e madhe e këtyre subjekteve politike u përkasin komuniteteve.
Rezultatin më të lartë mes tyre e shënoi partia turke Kosova Demokratik Turk Partisi – KDTP, e cila mori 5,709 vota, ose 0.70 për qind të numrit të përgjithshëm.
Në anën tjetër, performancën më të dobët në këto zgjedhje e pati kandidati i pavarur Esmir Kasi. Sipas rezultateve që KQZ i certifikoi të mërkurën, ai siguroi 0.03 për qind të votave, përkatësisht 268 vota.
I dyti nga fundi për nga rezultati ishte KNRP, me 0.04 për qind të votave, që do të thotë se mori mbështetjen e vetëm 355 qytetarëve të Kosovës.
Në zgjedhjet e 7 tetorit garuan 21 subjekte politike. Pragu për hyrje në Kuvend ishte 5 për qind e votave totale, ndërsa këtë nivel e tejkaluan vetëm pesë subjekte politike – Lista Serbe, Aleanca, LDK-ja, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Megjithatë, pjesë e parlamentit do të jenë edhe 11 deputetë nga subjekte që nuk e kaluan pragun dhe që mbetën nën 1 për qind të votave të përgjithshme. Ata sigurojnë ulëse në Kuvend falë “garancive” kushtetuese që Kushtetuta e Republikës së Kosovës ua njeh komuniteteve. Sipas saj, 10 vende në parlament u takojnë “gjithsesi” përfaqësuesve të komunitetit serb, ndërsa 10 të tjera përfaqësuesve të bashkësive të tjera etnike në vend.
Nga LSDM në një kumtesë për media thonë se kanë kaluar 11 javë që nga helmimi në Gostivar dhe ende…
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton këtë javë Ballkanin Perëndimor. Sipas agjendës së publikur në faqen e…
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, refuzoi propozimin e Iranit për…
Partia e Marine Le Pen, Tubimi Kombëtar (RN), ka arritur për herë të parë të sigurojë numrin e nevojshëm të…
Në një kohë që kanë shpërthyer skandalet e qeverisë, sidomos ai tek SHISH, ku u dha masë arresti për ish-drejtuesen…
Dy panda gjigante nga Kina kanë mbërritur në Kopshtin Zoologjik të Atlantës, ku do të qëndrojnë për 10 vjet në…