kosovë

147-vjet nga Lidhja e Prizrenit, Kurti: I dha pozicion të qartë politik shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e 147-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kurti theksoi se nuk ka ndryshuar kurrë thirrja e kësaj ngjarje të përvitshme se “Lidhja është gjallë”.

“Lidhja Shqiptare me seli në Prizren, është pika më kulmore e Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ajo është Rilindja Kombëtare në akt politik. Lidhja Shqiptare, e cila u themelua në Prizren, në Xhaminë e Bajrakut me 10 Qershor 1878, paraqet një lloj nyje tek e cila përbashkohen të gjitha çështjet kyçe dhe temat qendrore të historisë moderne të shqiptarëve dhe kjo, si në kontekstin e brendshëm shqiptar, ashtu edhe në gjendjen e shoqërisë botërore të asaj kohe”, tha ai.

Kurti përmendi faktin se Lidhja Shqiptare u formua si organizatë politike, e cila do ta artikulonte vullnetin politik të të gjithë shqiptarëve karshi vendimeve të Kongresit përkatësisht Traktatit të Berlinit. Themelimi i Lidhjes do t’i jepte zë mendimit politik të Sami Frashërit dhe të Pashko Vasës, dy emra të mirënjohur edhe brenda vetë sferës publike osmane.

Kryeministri theksoi se për herë të parë në një interval disa shekullor historik, Lidhja po themelonte një kah të ri, atë të idesë së bashkimit në ide e përfaqësim e përpjekje të shqiptarëve.

“Ajo po bashkonte rreth një projekti të vetëm politik kombëtar përtej dallimeve fetare, krahinore e fisnore, numrin maksimal të shqiptarëve në të katër vilajetet e banuara me shumicë shqiptare. Qëllimi ishte një vilajet shqiptar i mëvetësishëm si njësi unike në hapësirën e Rumelisë, siç quheshin territoret evropiane të Perandorisë Osmane atëbotë. Lidhja i dha pozicion të qartë politik shqiptarëve sa i takon premisës tashmë gjerësisht evropiane të rezultimit të çdo kombi të vërtetë me një shtet për vete”, tha ai.

Në 147-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kurti tha se Lidhja dhe mendimtarët e Rilindjes e thanë qartë si një Ballkan i qetë dhe me të ardhme premtuese është Ballkani ku shqiptarët respektohen në gjuhën, numrin dhe territorin e tyre. Ata kërkonin atë që u takonte, dhe mëvetësinë nuk e donin për të dominuar të tjerët, por për të qenë të barabartë me të tjerët.

“Le të mendojmë sa herë që përmendim Lidhjen, edhe Rilindjen, këtë lëvizje të madhe të mendimit dhe të gjuhës të përbërë nga njerëz të një dije të lartë e të shquar, të vendosur më shumë se kurrë përpara një të shkuare të pashtjelluar kombëtare dhe një horizonti të ndërlikuar ndërkombëtar. Andaj, i shkon një nderim monumental të tërë atyre njerëzve që e ideuan Lidhjen dhe që e themeluan atë në qytetin e bukur të Prizrenit”, shtoi Kurti.

të fundit

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës…

14 minutes ago

Gjesti që ‘rrëmbeu’ zemrat e tifozëve: Dembele ia dedikoi Jotas golin e realizuar ndaj Bayern Munich

Paris Saint-Germain triumfoi ndaj Bayern Munich në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, duke marrë një fitore me rezultat…

21 minutes ago

Telefon në qelinë e Laert Haxhiut, shkarkohen drejtori dhe shefi i policisë së burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës dhe shefin e policisë së këtij…

34 minutes ago

Tragjedia në Teksas, reagon Donald Trump: Ekipet tona të emergjencës janë në gatishmëri!

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas situatës dramatike në Teksas teksa të paktën 17 persona kanë humbur jetën,…

56 minutes ago

VIDEO / Pamje të dhimbshme: Donnarumma ia thyen këmbën Musialas

Paris Saint-Germaini dhe Bayern Munich po luajnë baras me rezultat 0-0 pas pjesës së parë në ‘MetLife Stadium’. Këto dy…

1 hour ago

Lumi u rrit mbi 6 metra në dy orë/ Ç’ndodhi në kampin e vajzave, një ndërroi jetë, mbi 20 u zhdukën nga përmbytjet në Teksas

Të paktën një vajzë është konfirmuar e vdekur dhe 27 të tjera raportohen të zhdukura në Kampin Mystic, një kamp…

1 hour ago