Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 12 viktima si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 529 raste të reja të infektuara raporton Gazeta Express.
None found
Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Njoftimi i IKSHPK’së:
503 TË SHËRUAR DHE 529 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.413 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën! /albeu.com/
Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…
Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një…
Përfitimet e “One Stop” tashmë janë të dukshme, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në faqen e tij…
Bletarët në Maqedoninë e Veriut ankohen se pavarësisht angazhimit, këtë vit kanë mbledhur më pak mjaltë. Antonio Antov thotë se…
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me energjinë elektrike në vend. Në një postim…
Kanceri i qafës së mitrës po prek edhe moshat gjithnjë e më të reja. Në Maqedoni, pacientja më e re…