Shkencëtarë thonë se kanë eliminuar me sukses HIV-in nga qelizat e infektuara, duke përdorur teknologjinë e modifikimit të gjeneve Crispr, që është fituar edhe çmimi Nobel për këtë teknologji.
Teknologjia që funksionon sikur gërshërët, por në nivel molekular, mund të presë ADN-në në mënyrë që pjesët “e këqija” të mund të hiqen ose çaktivizohen, raporton BBC.
Kjo jep shpresë që studiuesit përfundimisht të heqin qafe virusin tërësisht nga trupi, megjithëse duhet ende punë për të ditur nëse trajtimi do të jetë i sigurt dhe efektiv.
Ilaçet ekzistuese të HIV-it mund ta ndalojnë virusin, por jo ta eliminojnë atë.
Ekipi i Universitetit të Amsterdamit, duke paraqitur një përmbledhje, ose abstrakt, të gjetjeve të tyre të hershme në një konferencë mjekësore këtë javë, theksoi se puna e tyre mbetet thjesht “dëshmi e konceptit” dhe nuk do të bëhet një kurë për HIV-in së shpejti.
Dr. James Dixon, profesor i asociuar i teknologjive të terapisë së gjeneve dhe qelizave staminale në Universitetin e Nottingham, pajtohet, duke thënë se gjetjet e plota ende kërkojnë shqyrtim.
“Do të nevojitet shumë më tepër punë për të demonstruar rezultate në këto analiza qelizore, që mund të ndodhin në të gjithë trupin për një terapi të ardhshme”, tha ai.
“Do të ketë nevojë për shumë më tepër zhvillim përpara se kjo të ketë ndikim tek ata me HIV”.
Mesazhe ngushëllimi vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetarit dhe publicistit…
Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë t’i dorëzojë territore Rusisë. Në një…
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara,…
Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më…
Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik.…