Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë dhe vajzat.
MShMS nënvizon se ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë më të shëndetshme.
“Çdo kontroll, çdo informacion i duhur dhe çdo hap drejt kujdesit të rregullt mund të bëjë ndryshimin. Parandalimi është forma më e mirë e trajtimit”, thuhet në mesazhin e MShMS.
Doktori i shkencave mjekësore, Euglent Hoxha, gjinekolog pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shprehet se kanceri i qafës së mitrës, është lloji më i shpeshtë, për sa i përket kancereve gjinekologjikë.
“Për një periudhë disa vjeçare, numri ka qenë 75-80 raste të reja në vit, dhe ky numër është pothuajse konstant gjatë këtyre viteve. Kanceri i qafës së mitrës ka një specifikë që sa më herët të zbulohet, aq më të mëdha janë mundësitë e kurimit dhe trajtimit”, tha Hoxha.
Sipas mjekut, ndër faktorët e riskut që favorizojnë këtë lloj kanceri është infeksioni HPV.
“Kanceri i qafës së mitrës është një lloj sëmundjeje që nëse bëhet vaksinimi dhe kontrolli i duhur mund të eliminohet 100%. Vaksinimi është një e mirë e domosdoshme dhe ja rekomandoj të gjithë prindërve që t’jua bëjnë vaksinën HPV si te vajzat dhe djemtë e moshës 13 vjeç”, vijoi ai.
Mjeku gjinekolog në QSUNT, u shpreh se kontrolli duhet të bëhet nga të gjithë gratë dhe vajzat që janë seksualisht aktive.
“Pas kontrollit, nëse rezultati i testit HPV del negativ, kontrolli bëhet njëherë në 3 apo 5 vjet dhe IShP ka një protokoll të caktuar për këtë”, përfundoi Hoxha.
Erion Veliaj është kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.…
Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri…
Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas komplikacioneve…