Flu, sick or cold child with parent sneezing, blowing and wiping runny nose while ill with covid virus, sinus and allergy symptoms in bed at home. Mother caring for stuffy and congested little son
Mjekja pediatre Zerina Sheme ka ndarë në rrjetet sociale informacion në lidhje me pyetje më të shpeshtë që bëhet në rrjet, pse sëmuren fëmijët.
Pediatrja thekson se një ndër shkaktarët kryesor është ushqyerja dhe intolerancat ushqimore.
“Shpesh nënat pyesin : pse sëmuret kaq shpesh fëmija im?
Do të vija theksin tek:
Ushqyerja dhe intolerancat ushqimore.
➡️Intoleranca ushqimore është një reagim kronik i organizmit ndaj ushqimeve që konsumohen me shpesh (të tilla si gruri, qumështi, peshku,domate, vaj, mish, çokollatë etj)
➡️Simptomat nuk shfaqen menjëherë pas marrjes së ushqimit, (siç ndodh në rastin e alergjive ). Ato mund të shfaqen pas 2-3 ditë ose më shumë.
Shenjat lidhen më tepër me aparatin tretës dhimbje barku kronike, disa orë pas konsumimit të të njejtit ushqim
– diarre kronike ose kapsllëk
– afte kronike në gojë
– rënie ose shtim në peshë
– lodhje kronike
– anemi e pashpjeguar (numri i ulët i rruazave të kuqe të gjakut, gjë që shkakton lodhjen);
– dhimbje kockash
mpirje , migrenë
ngërçe muskulore
konvulsione
vonesë në rritje, në të folur, ose probleme të zhvillimit konjitiv,
???? nxirje të dhëmbëve ose humbje të zmaltit dermatite, ekzema.
Këto shenja ndryshojnë nga një individ tek tjetri. Simptomat mund të çfaqen tek çdo organ, duke implikuar funksionet e tyre.
➡️Ajo që takohet më shpesh (1%) është Celiakia.
Është një çrregullim që vjen nga intoleranca ndaj Gluten-it.
Qelizat imunitare nxiten kundër kësaj proteine dhe kjo rezulton me pezmatim të mukozës së zorrës së hollë
➡️Diagnoza vendoset me anë të provave laboratorike.
Kryhen disa analiza gjaku si: •Imunoglobulina A (IgA), anti-ind transglutaminasa (tTGA),
Biopsia e duodenale.
Përpara kryerjes së analizave, nuk duhen ndërprerë ushqime me gluten.
•Testi citotoksik eshte metoda më e besueshme diagnostike e intolerancës ushqimore.
Trajtimi:
Shmangen nga dieta ato ushqime për të cilat është intolerant.
➡️Këshilla:
Pas një dhimbje barku që përsëritet periodikisht, mbi tre muaj , (sa herë konsumon të njëjtin ushqim) duhet të na shkojë mendja tek ndonjë intolerancë e mundshme”, shkruan mjekja.
Sot, më 26 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro, blihet me 96.6…
Ditën e sotme vendi ynë, sipas Shërbimii Meteorologjik Ushtarak, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i…
Shqipëria është vendi me mbështetjen më të ulët sa i takon përfitimeve sociale të familjeve në nevojë. Një raport i…
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…