Health

OBSH: Si po falsifikohen ilaçet e diabetit, më shumë Ozempic që përdoret nga vipat për t’u dobësuar!

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka lëshuar një paralajmërim për shitje të produkteve të falsifikuara semaglutide, klasë e barnave që përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2 dhe që merren në shumë raste pa indikacione për ata që janë obezë.

Alarmi ka të bëjë me tri grupe të falsifikuara të produktit semaglutide (veçanërisht Ozempic), të cilat u zbuluan në Brazil në tetor 2023, në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2023 dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dhjetor 2023. Sistemi Global i Mbikëqyrjes dhe Monitorimit (GSMS ) i OBSH-së vëren raporte të shtuara të produkteve të falsifikuara semaglutide në të gjitha vendet që nga viti 2022. Ky është njoftimi i parë zyrtar i lëshuar nga OBSH-ja.

“OBSH këshillon profesionistët shëndetësorë, rregullatorët dhe publikun që të jenë të vetëdijshëm për këto grupe të falsifikuara barnash.,” tha Dr Yukiko Nakatani, zëvendësdrejtore e OBSH-së për Medikamentet Esenciale dhe Produktet Shëndetësore. “U bëjmë thirrje të interesuarve që të ndalojnë çdo përdorim të ilaçeve të dyshuara dhe të informojnë autoritetet përkatëse.”

Semaglutides u përshkruhet njerëzve me diabet të tipit 2 për të ulur nivelet e sheqerit në gjak. Semaglutidet zvogëlojnë rrezikun e problemeve kardiovaskulare. Shumica e produkteve semaglutide duhet të injektohen nën lëkurë gjatë javës, por ato janë gjithashtu të disponueshme si tableta që merren çdo ditë nga goja. Këto barna ulin oreksin, përveç uljes së nivelit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye po përshkruhen gjithnjë e më shumë për humbje peshe në disa vende, informon dritare.net

OBSH-ja ka vërejtur rritje të kërkesës për këto barna, si dhe raportime për falsifikim. Këto produkte të falsifikuara mund të kenë efekte të dëmshme në shëndetin e njerëzve. Siç vë në dukje OBSH-ja, ilaçet e falsifikuara mund të çojnë në komplikime shëndetësore që vijnë nga nivelet e parregulluara të glukozës në gjak. Në raste të tjera, një përbërës aktiv i padeklaruar mund të përmbahet në pajisjen e infuzionit, p.sh. insulinë, duke çuar në një sërë rreziqesh ose komplikimesh të paparashikueshme për shëndetin.

Semaglutidet nuk janë pjesë e terapive të rekomanduara nga OBSH-ja për menaxhimin e diabetit për shkak të kostos së tyre të lartë aktuale.

Tags: diabetiOBSH

të fundit

Lamine Yamal zyrtarizon romancën me Nicki Nicole

Pas javësh të tëra thashethemesh, Lamine Yamal ka konfirmuar lidhjen e tij me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Futbollisti i Barcelonës…

20 minutes ago

SELENA GOMEZ, FESTËN E BEQARISË NË MEKSIKË! Benny Blanco, me miqtë në Las Vegas. Dasma në shtator pritet të jetë një super-event. Mungesa e Taylor Swift bie në sy

Këngëtarja e njohur amerikane Selena Gomez, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga festa e beqarisë së…

25 minutes ago

Përdorimi i fëmijëve për klikime: Një traumë që nuk fshihet me “like”

Videoja e fundit që qarkulloi në TikTok, ku influencuesja Hatixhe Brika “shtyn dhe godet” një fëmijë 2-3 vjeç si pjesë…

39 minutes ago

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije (VIDEO)

Realizohet për herë të parë në Shqipëri, Kirurgjia Zgjuar në Trurin e një Fëmije, një ndërhyrje e rrallë dhe delikate…

50 minutes ago

Zbulohen EMRAT e 58 koordinatorëve patronazhistë të rajonit nr 2 në Fier/ Drejtorë, mësues dhe mjekë, kush punoi nën urdhrat e Ballukut

Në zgjedhjet parlamentare të 11 Maj 2025, Partia Socialiste e transformoi systemin e patronazhimit në një rrjet të strukturuar dhe…

1 hour ago

Jorida Tabaku: Paga mesatare 900 euro? Shqiptarët përballen me fatura që s’dalin as me dy paga minimale

Këtë të hënë, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një postim në "Facebook", u shpreh se prej një viti…

2 hours ago