Health

Nutricionisti 101 vjeçar jep 7 recetat e jetëgjatësisë

Janë të rralla rastet kur dikush arrin moshën 101-vjeçare në mënyrë aktive, me mendje të kthjellët dhe ende udhëton nëpër botë për të ndarë njohuri e këshilla, si në rastin e mjekut John Scharffenberg.

Me mbi 6 dekada përvojë në mësimdhënien universitare dhe një master në shëndetin publik nga Universiteti i Harvardit, ky studiues amerikan thotë se sekreti i vitalitetit të tij nuk qëndron te gjenet, por në stilin e shëndetshëm të jetesës.

Të lidhura

None found

Edhe pse nëna e tij vdiq nga Alzheimer në moshën 60-vjeçare, babai nga infarkti në moshën 76-vjeçare, të dy vëllezërit humbën jetën për shkak të sëmundjeve të ndryshme, Scharffenberg nuk e sheh veten si një përjashtim.

“Nuk është çështje fati apo trashëgimie. Ajo që bëjmë çdo ditë bën ndryshimin”, – deklaroi në kanalin e tij në YouTube, “Viva Longevity”. Ai ka ndarë shtatë rregullat bazë që, sipas tij, e ndihmojnë të jetojë i shëndetshëm edhe pas të 100-tave.

Ja 7 rregullat për të jetuar më gjatë dhe më mirë:

1. Mos pini kurrë duhan. Ai nuk ka ndezur kurrë një cigare në jetën e tij dhe e konsideron duhanin si një nga rreziqet më të mëdha për shëndetin publik.

2. Mos konsumoni alkool. Vetë nuk e konsumon as në mënyrë të moderuar. Sipas tij, “nuk ka një sasi të sigurt të alkoolit”, edhe një gotë verë në ditë mund të ketë pasoja negative.

3. Reduktoni totalisht sheqerin. Ai shmang sheqerin e rafinuar duke modifikuar madje edhe recetat që përdor. Sheqeri, sipas tij, është një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, obezitetit dhe prishjes së dhëmbëve.

4. Ushtrim fizik i rregullt. Veçanërisht i rëndësishëm midis moshës 40-70 vjeç, për të parandaluar rënien fizike dhe mendore. Ai këshillon të ecni çdo ditë, të qëndroni aktivë dhe të shmangni jetesën sedentare.

5. Mbani peshë të qëndrueshme. Jo përmes numërimit të kalorive, por duke qenë të qëndrueshëm në stilin e jetesës. Ai sugjeron agjërimin e ndërprerë, shmangien e vakteve të vogla dhe ngrënien e ushqimeve të papërpunuara si frutat, perimet, drithërat e plota dhe bishtajoret.

6. Dieta e bazuar në bimë. Që nga mosha 20-vjeçare ka hequr dorë nga mishi. Edhe pse konsumon vezë e qumësht, ai thekson rëndësinë e reduktimit të produkteve shtazore për jetëgjatësi. Ushqimet e tij të preferuara janë mango, hurmat, patatet, arrat, farat dhe perimet sezonale.

7. Zero yndyrna të ngopura. Të pranishme në ushqimet e përpunuara dhe ‘fast food’, ai i shmang me vendosmëri yndyrnat e ngopura. Sipas tij, këto yndyrna rrisin kolesterolin e keq, tensionin e gjakut dhe rrezikun për sëmundje të zemrës.

të fundit

Quni për dënimin e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së: Do ta pranoj nëse krimet vërtetohen në shkallën e fundit

Anton Quni ka thënë se që nga arrestimi i ish- pjesëtarëve të UÇK-së ka zgjedhur të mos prononcohet për këtë…

14 minutes ago

Three-story building collapses in Brooklyn: one dead, two seriously injured and one person trapped

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

7 hours ago

Shembet një godinë trekatëshe në Brooklyn: një viktimë, dy të plagosur rëndë dhe një person i bllokuar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn…

7 hours ago

Assembly to convene tomorrow, with interpellation with Arben Vitia and motion on energy on the agenda

Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe nesër më 12 nëntor, seancë plenare duke filluar nga ora 10:00. Në rend…

7 hours ago

Gunfire in Budva leaves one dead and one injured

Një person u vra dhe një tjetër u plagos nga të shtënat me armë në Budva të Malit të Zi.…

7 hours ago

NATO summit in Tirana confirmed, Minister Nufi clarifies: Albania has not requested a postponement or virtual format

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas artikullit të publikuar nga POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lidhur me…

7 hours ago