Health

Fruthi, shkak të pavaksinuarit/ Mjekët kanë konstatuar raste kur prindërit shtyjnë vaksinimin e fëmijëve

Nuk ka raste të identifikuara të fruthit deri tani në qarkun e Elbasanit, por sistemi shëndetësor ka kaluar në gatishmëri pasi në shkolla e kopshte janë regjistruar fëmijë të pavaksinuar.

Mjekët vërejnë që kohët e fundit janë shtuar rastet e prindërve që shtyjnë në kohë apo edhe anullojnë vaksinën e fruthit.

Të lidhura

None found

“Fatkeqësisht kemi fëmijë që nuk vaksinohen. dhe ky është problemi që ne jemi sot në shpërthime të tilla për të cilat kemi kohë bëjmë apel. Shikojmë nga ana e prindërve, por edhe nga ana e mjekut që është përgjegjës që ka tendencë për ta spostuar si vaksinë. Të mos themi pastaj që kemi raste fare të pavaksinuar dhe fëmija regjistrohet në shkollë e kopsht dhe bëhet kontigjent për përhapjen e infeksionit.
Pas shpërthimit të infeksionit shihet një interesim më i madh dhe shpresojmë që viti 2024 të shoqërohet me një mbulesë vaksinale më të mirë të fruthit, pra të kemi përmirësim të situatës. Sepse të jemi të sinqertë kemi pas një ulje të vaksinimit në vitet 2022-2023”, tha mjekja epidemiologe, Erleta Hila.

Në raste të identifikimit të të prekurve nga fruthi mjekët këshillojnë izolim të rastit dhe konsultë të menjëhershme të të gjithë familjes.

“Rastet që identifikohen duhet të izolohen. Të kontrollohet nga mjeku jo vetëm fëmija por edhe gjithë familja. Nëse familjarët rezultojnë të pavaksinuar është e nevojshme të bëhet një dozë vaksine”, tha mjekja.

Sipas specialistëve, fruthi është një infeksion i cili mund të shkaktojë pasoja të rënda në shëndet, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë të studiuar dhe faktuar që ta lidhë vaksinën e fruthit me autizmin.

të fundit

Aliba Bellingham mohon lidhjen me Andrew Mountbatten-Windsor: Jemi vetëm të njohur

Aliba Bellingham, gruaja që u përfol si partnerja e re e Andrew Mountbatten-Windsor, ka reaguar për herë të parë ndaj…

2 minutes ago

Zbulohet kapiteni i ri i Portugalisë pas largimit të Cristiano Ronaldos nga kombëtarja

Bernardo Silva do të jetë kapiteni i ri i përfaqësueses së Portugalisë, duke marrë shiritin që për më shumë se…

7 minutes ago

Nga ndeshja e yjeve në Cyrih te patericat në Torino: Del Piero pëson lëndim serioz

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka pësuar një lëndim gjatë një ndeshjeje miqësore në Cyrih, ku morën pjesë edhe…

8 minutes ago

Visar Memeti voton për Këshillin Kombëtar Shqiptar: Çdo votë ka rëndësi

Kandidati Visar Memeti ka votuar sot në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat po mbahen më 8 nëntor. Përmes…

20 minutes ago

Leoni XIV shkon në Argjentinë, vizita e Papës zhvillohet në sfondin e tensioneve me Milein

Papa Leoni XIV do të nisë të hënën vizitën e tij të parë zyrtare në Argjentinë, në një udhëtim që…

20 minutes ago

Danillovski paralajmëron për rrezikun e fruthit: vetëm pesë raste, por mbulimi me vaksina po bie

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

23 minutes ago