Categories: enciklopedi

Çfarë është kanceri?

Kanceri është emër i përgjithshëm për grupin e 100 sëmundjeve. E përbashkët për këto sëmundje është se fillojnë me rritje të pakontrolluar të qelizave anormale, të cilat mund t’i sulmojnë indet dhe organet tjera.

Numri i rritur alarmant i pacientëve të diagnostikuar me kancer është indikacion për atë se sa është i rëndësishëm dhe i përhapur ky problem shëndetësor. Por, edhe pse dallohet sipas prejardhjes, kanceri është sëmundje që mund të shërohet nëse diagnostifikohet në kohë.

Të lidhura

None found

Si krijohet kanceri?
Organizmi jonë është i përbërë prej trilionë qelizave, të cilat janë njësitë themelore strukturore dhe funksionale te të gjithë organizmat e gjalla. Që trupi i njeriut të mbetet i shëndoshë, çdo ditë shumohen qeliza të reja dhe të shëndosha, ndërsa të vjetrat dhe ato jofunksionale vdesin. Por, ndonjëherë ky procesi i ndërlikuar nuk zhvillohet sipas ligjeve të natyrës. Në një moment qelizat e vjetra dhe jofunksionuese, vazhdojnë të rriten dhe të shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Dallimi te qelizat normale dhe anormale është në dëmtimin e DNK. Te qelizat normale nëse shfaqet ky problem, qelizat vdesin, ndërsa te qelizat anormale edhe krahas asaj që janë jofunksionale dhe të dëmtuara ato vazhdojnë të rriten. Qelizat e reja anormale, formojnë masë kancerogjene e cila quhet tumor. Qelizat e këtyre tumoreve shumohen aq shpejt dhe mund të përhapen dhe t’i kaplojnë indet dhe organet që janë në afërsi.

Disa njerëz mund ta trashëgojnë kancerin. Por në shumicën më të madhe të rasteve, dëmtimi i ADN-së në qeliza dhe procesi i krijimit të kancerit, zakonisht, vijnë si pasojë e faktorëve të jashtëm. Si për shembull: ekspozimi në diell, pirja e duhanit, etj. Por, ende nuk është bërë krejtësisht e qartë se përse shfaqet kanceri.

Si përhapet kanceri?
Qelizat e kancerit mund të përhapen në pjesët tjera të trupit përmes kokës dhe sistemit limfatik. Këtu fillojnë të krijohen tumore të reja, të cilat gjatë kohë e zëvendësojnë indin e shëndoshë. Procesi i përhapjes së qelizave kancerogjene quhet metastazë. Pa dallim ku është përhapur kanceri, ai gjithmonë emërohet sipas vendit ku është paraqitur për herë të parë. Për shembull, kanceri që është paraqitur në gji, dhe ka metastazuar në mëlçi quhet kancer metastatik i gjirit, dhe jo kancer i mëlçisë. Kanceret në pjesë të ndryshme të trupit, kanë karakteristika të ndryshme. Për shembull, kanceri i prostatës dhe kanceri i zorrës së trashë janë sëmundje të ndryshme. Për këtë arsye, për çdo kancer zbatohet terapi e ndryshme.

Por, jo të gjithë tumoret janë kancerogjene! Ekzistojnë edhe tumore beninje.

Çfarë janë tumoret beninje?
Tumoret beninje nuk janë kancerogjene dhe me intervenim kirurgjik mund të mënjanohen dhe të mos shfaqen asnjëherë. Ato mund të bëjnë problem nëse fillojnë të rriten dhe me madhësinë e tyre të bëjnë presion mbi organet dhe indet e shëndosha. Nuk mund të përhapen mbi pjesët e shëndosha të organeve ose të metastazojnë. Këto tumore pothuajse asnjëherë nuk janë të rrezikshme për jetën.

Faktorët e rrezikut
Faktorët kryesor të rrezikut janë: gjenet që bëjnë mutacion, hormonet, viruse dhe baktere të caktuara, karakteristikat ekologjike dhe biologjike ose mënyra negative e të jetuarit. Rreziku nga krijimi mund të zvogëlohet nëse ndryshohen disa shprehi në stilin e jetesës siç është prija e duhanit, stresi, sporti, të jetuarit në mënyrë të shëndetshme dhe ushqimi.

të fundit

Bedri Elezi: Vrasjet me armë zjarri sinjal alarmi për sigurinë dhe besimin në drejtësi në Kosovë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se rastet e fundit të vrasjeve me…

3 minutes ago

Mickoski thotë se VMRO është e përgatitur për zgjedhje në çdo moment

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, u pyet sot nga gazetarët nëse mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha…

9 minutes ago

Mexhiti dhe Kasami lënë pas Ali Ahmetin në matjen e fundit të besueshmërisë

Nga 10 deri më 27 qershor, anketuesit e agjencisë Market Vision, me porosi të portalit MKD.mk, zhvilluan një hulumtim të…

9 minutes ago

Afrim Gashi uron SHBA-në për 4 Korrikun dhe vë në pah partneritetin strategjik me Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka uruar popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 4…

10 minutes ago

Mickoski paralajmëron shtim të çmimeve të karburanteve gjatë ditës së nesërme

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoki tha se pret që gjatë ditës së nesërme çmimi i naftës të rritet për 2…

11 minutes ago

A paraqet rrezik për zemrën gjumi në krahun e majtë?

Shumë njerëz pyesin nëse pozicioni i gjumit, sidomos të fjeturit në anën e majtë, mund të ndikojë negativisht në zemër…

12 minutes ago