Mister më vete: ç’u duhet ai thoi i gjatë ca burrave (ose çunave) tek gishti i vogël? Ka një diskutim për këtë edhe në rrjetet sociale.
Në rrjetin Reddit kishte shumë përgjigje për këtë temë, shumica duke thënë me ose pa shaka se thoi i gjatë shërben si lugëz për kokainën. “Duke qenë se qeskat e kokainës janë shumë të vogla, thoi i gishtit të vogël krijon një lugëz të përsosur për të nxjerrë një sasi të mjaftueshme kokaine dhe për ta çuar drejt e në hundë.”
Do të thoni ju: “Ç’lidhje kanë gjyshërit tanë me kokainën?!”. Edhe ata e mbajnë të gjatë thoin e gishtit të vogël. Epo, s’është për t’u çuditur. Fundja është një lloji më i kushtueshëm i drogës, është “droga e bosave dhe politikanëve”: edhe në kohët e vjetra shihej si simbol i mirëqenies dhe pasurisë së njeriut që e mban.
Tradita e thoit të gjatë ka ekzistuar që shekuj më parë në Azi dhe në Lindjen e Mesme duke mbërritur edhe në Shqipëri. Zakonisht agallinjtë dhe bejlerët, pra të kamurit, zgjasnin thoin e gishtit të vogël për të treguar statusin e tyre. Në Kinë, por edhe në Azinë e Vogël, prania e thoit të gjatë lidhej me një stil të caktuar jetese, pa punë krahu.
Tani është thjesht një mbetje e kësaj tradite, ndonëse nuk ka më të njëjtin “prestigj”, përkundrazi: njerëzit tallen me thoin e gjatë si një “vegël për të pastruar hundët” apo veshët, apo për të kruar kokën.
Një pjesë e konsiderueshme e punonjësve shqiptarë, po mendojnë largimin nga vendi i tyre aktual i punës. Sipas raportit më…
Sot, më 23 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 81.6 lekë dhe shitet me 82.8 lekë. Euro, blihet me 96.4…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:55, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”,…
Ditën e sotme në vendin tonë, gjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në…
Ish-deputeti Kujtim Gjuzi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se nëse Berisha e kandidon për…
Dashi Dashuria: Sot ju do të përjetoni një situatë të çekuilibruar, vëmendje ndaj ndryshimeve të humorit. Do të keni çdo…