Categories: argetim

Zbuloni çfarë duhet të bëni për të mbajtur ankthin nën kontroll

Dashur pa dashur, ankthi bëhet pjesë e jetës dhe përditshmërisë sonë. Ankthi shoqërohet me ndjenja të frikshme që trondisin të gjithë organizmin deri në qelizë.

Ndonëse ndjesia e të qenit të pashpresë është e madhe, ka disa kura natyrale që ndihmojnë në shuarjen e ankthit. Por nëse asnjë prej këtyre kurave nuk funksionon atëherë duhet të konsultoheni me një mjek specialist.

Izolimi Social Dhe Ankth

Një studim ka zbuluar se nëse një individ që vuan nga ankthi, ka të paktën një person tek i cili gjen sigurinë emocionale por edhe që ndihmon mirëqenien e tij, ka më shumë shanse të ketë një shëndet të shkëlqyer mendor. Sipas studimit, izolimi social nxit dhe përkeqëson ankthin dhe simptomat e tij. Njerëzit që kanë raporte të ngushta dhe të forta me anëtarët e familjes apo shoqërinë, e kanë më të lehtë të fitojnë vetëbesimin dhe të shpëtojnë prej ankthit.

Shëndeti i Shkëlqyer Mendor

Një njeri besohet të ketë një shëndet të shkëlqyer mendor kur:

• Arrin të ketë gëzim dhe të marrë kënaqësi nga jeta çdo ditë
• Ka mirëqenie psikologjike dhe sociale çdo ditë
• Është i çliruar nga ankthi, mendimet e vetëvrasjes dhe varësia nga substancat për të paktën një vit pas një episodi ankthi.

Çfarë duhet të bëni për të mbajtur ankthin nën kontroll?

Mos e Teproni me Alkolin

Një gotë ose dy tingëllojnë një alternativë e pranueshme për qetësimin e emocioneve. Por nëse e teproni me alkolin, atëherë do të përballeni me një nivel më të lartë të ankthit. Rregulli i artë është jo më shumë se një pije alkolike, pra një gotë, në ditë për femrat dhe jo më shumë se 2 pije për meshkujt.

Aktiviteti fizik

Nuk është nevoja të stërviteni si për një maratonë. Mjafton një ecje prej 10 minutash ose një aktivitet fizik për 45 minuta. Secila prej këtyre alternativave do t’ju bëjë të ndiheni më mirë, njësoj si aspirina që shuan dhimbjen e kokës. Nëse kryeni një aktivitet të rregullt fizik të paktën 3 herë në javë, do të vini re që krizat e ankthit do të pakësohen.

Kopshtaria

Sipas ekspertëve, kontakti me natyrën dhe në veçanti përkujdesja për bimët dhe lulet është një kurë që funksionon. Nëpërmjet këtij aktiviteti do të ndiheni më mirë nga ana emocionale.

Terapia e aromave

Aroma si ajo e lavandës, kamomilit dhe trëndafilit ju vijnë në ndihmë. Këto aroma mund t’i gjeni në formën e vajrave esencialë të cilat mund t’i nuhasni ose të fërkoni zona të trupit, kryesisht qafën. Ekspertët mendojnë se këto aroma dërgojnë mesazhe kimike në tru të cilat ndikojnë për mirë tek humori dhe emocionet.

Gjumi

Gjumi furnizon trurin me energji dhe përmirëson humorin dhe përqendrimin. Nga të dhënat, nëse flini mjaftueshëm do të jeni më pak të prekur nga ankthi. Kujdesuni që të flini të paktën 7 deri në 9 orë në ditë. Përpiquni t’i përmbaheni një orari të caktuar gjumi dhe zgjimi. Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët, në errësirë dhe pa zhurma. Aktiviteti fizik përmirëson gjumin, për sa kohë ushtroheni në mëngjes ose pasdite.

të fundit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10…

6 minutes ago

Presidenti Zelensky flet në ditën e flamurit të Ukrainës: Nuk u japim tokë p*shtuesve!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë t’i dorëzojë territore Rusisë. Në një…

32 minutes ago

U kap me k*kainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara,…

1 hour ago

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më…

2 hours ago

“Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegë e politikanë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik.…

2 hours ago

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona, të gjithë familjarë

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”,…

2 hours ago