argetim

Të gjitha kompanitë e celularëve do të përdorin një lloj karikuesi, BE kalon projektligjin

Parlamenti Evropian ka aprovuar një projektligj që i detyron kompanitë e celularëve që të përdorin vetëm një lloj karikuesi për produktet e tyre.

Me planet aktuale të BE-së, kompanive do t’u kërkohet që të adoptojnë porta USB-C tek të gjitha produktet duke bërë që pajisjet të jenë më të ndërveprueshme dhe konkurrenca mes brand-eve të jetë më e shëndetshme.

Ndërsa votohej propozimi, eurodeputetët në Komitetin me ndikim të Parlamentit për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit dolën me 43 vota pro me vetëm dy kundër.

Si pjesë e votimit, ata i kërkuan gjithashtu Komisionit Evropian që të shikojë drejt një standardi të përbashkët ndërveprueshmërie për karikuesin pa tel, një opsion që po bëhet gjithnjë e më popullor, por është i ndarë në mënyrë të ngjashme midis markave.

Ndërsa një numër kompanish tashmë kanë filluar të përdorin më gjerësisht USB-C, duke përfshirë Sony me PlayStation 5, ndikimi më i madh do të shihet me Apple, e cila ka shpërndarë prej kohësh teknologjinë e saj të karikimit, me përjashtim të MacBook-ve të rinj.

Nëse zbatohen, këto rregulla teknikisht do të zbatohen vetëm për vendet brenda Bashkimit Evropian.

Megjithatë, duke pasur parasysh ndikimin që do të kishte në linjat e prodhimit dhe kompani si Apple që tashmë zotohet të reduktojë mbetjet duke hequr karikuesit nga kutitë e telefonit, nuk do të ishte çudi nëse e njëjta praktikë zbatohet edhe në vende të tjera. /abcnews.al/

të fundit

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

27 minutes ago

Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka g*ditur, ishte një fëmijë që po luante

Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku…

44 minutes ago

“Avionët hodhën një kovë ujë dhe ikën”, banorja në Gramsh revoltohet me policinë: U dogjëm të gjithë, keni ardhur me vonesë

Situata nga zjarret në zonën e Gramshit vijon të mbetet kritike ndërsa nuk kanë munguar akuzat e banorëve ndaj autoriteteve…

50 minutes ago

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C,…

1 hour ago

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk…

2 hours ago

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga…

2 hours ago