Categories: argetimlifestyle

Studimi i fundit zbulon se Apple u lejon fëmijëve përdorimin e programeve për të rritur

Apple me vetëdije lejon që përdoruesit e mitur të kenë qasje në aplikacionet e destinuara për të rriturit, sipas një hetimi nga Projekti i Transparencës Teknike (TTP).

Informacioni që Apple di për një përdorues, përfshin moshën e tyre të vetë-deklaruar dhe ky projekt ka pohuar që nuk zbatohen kufizimet e moshës në App Store.

Të lidhura

None found

TTP krijoi një llogari përdoruesi me një datëlindje në shkurt 2007-ës, dhe testoi për të parë se sa mirë zbatoheshin politikat e Apple. Grupi zbuloi se, edhe pse përdoruesi kishte një moshë vetëm 14 vjeç, ata mund të shkarkonin aplikacione të tilla si “Eros: Hook Up & Adult Chat” dhe “KinkD: Kink, BDSM Dating Life” nga App Store. Të dy aplikacionet janë cilësuar si +17 nga sistemi i vlerësimit të moshës së Apple, por kur një përdorues i mitur përpiqet t’i shkarkojë, atyre thjesht u paraqitet një njoftim pop-up që u kërkon të klikojnë OK për të konfirmuar që janë 17 vjeç e lart.

“Hetimi zbulon probleme të mëdha për masat e sigurisë të fëmijëve në App Store, duke treguar se sa e lehtë është për adoleshentët e vegjël të kenë qasje në aplikacionet e të rriturve që ofrojnë takime, biseda erotike, seks rastësor dhe lojëra fati, edhe kur Apple e di se përdoruesi është i mitur”, tha organizata në raportin e saj për kompaninë.

Këto rezultate hedhin poshtë garancinë e Apple se App Store është një vend i sigurt për fëmijët.

Apple nuk pranoi të komentojë mbi raportin, por një zëdhënës tregoi për Guardian funksionet e kontrollit prindëror të kompanisë. Atje, prindërit mund të zgjedhin se cilat aplikacione mund të shkarkojnë fëmijët, të vendosin sa kohë mund të kalojnë çdo ditë në aplikacione dhe faqe të veçanta, dhe të sigurohen që ata mund të blejnë ose shkarkojnë vetëm aplikacione të përshtatshme për ta.

të fundit

Liga Premier kryeson Botërorin 2026 me mbi 100 përfshirje në gola

Futbollistët që aktivizohen në Ligën Premier vazhdojnë të dominojnë skenën e Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar edhe një herë…

2 minutes ago

Shuhet gazetari, publicisti dhe autori nga Maqedonia e Veriut, Nijazi Muhamedi

Gazetaria shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka humbur sot, më 2 korrik, gazetarin, publicistin dhe autorin Nijazi Muhamedi.Për shumë vite,…

2 minutes ago

Sot i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që humbi jetën në Liqenin e Batllavës

Sot do të bëhet varrimi i Lirim Ruhanit, 25 vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Batllavës. Ceremonia mortore…

19 minutes ago

Vezë, presh dhe miell/ Qytetarët protestë para Parlamentit: Është koha të zgjohemi

Këtë të enjte, qytetarët do të mblidhen para Parlamentit, për të protestuar kundër klasës politike, në të njëjtën kohë kur…

21 minutes ago

Sulm i natës mbi Kievin me raketa dhe dronë rusë, 10 të vrarë dhe dhjetëra të lënduar

Të paktën 10 persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, pasi kryeqyteti i Ukrainës u godit në…

31 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal në Vlorë, raportohet për dëme të mëdha materiale

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje rreth orës 04:00, një shpërthim me lëndë plasëse, dyshohet të…

49 minutes ago