Apple me vetëdije lejon që përdoruesit e mitur të kenë qasje në aplikacionet e destinuara për të rriturit, sipas një hetimi nga Projekti i Transparencës Teknike (TTP).
Informacioni që Apple di për një përdorues, përfshin moshën e tyre të vetë-deklaruar dhe ky projekt ka pohuar që nuk zbatohen kufizimet e moshës në App Store.
TTP krijoi një llogari përdoruesi me një datëlindje në shkurt 2007-ës, dhe testoi për të parë se sa mirë zbatoheshin politikat e Apple. Grupi zbuloi se, edhe pse përdoruesi kishte një moshë vetëm 14 vjeç, ata mund të shkarkonin aplikacione të tilla si “Eros: Hook Up & Adult Chat” dhe “KinkD: Kink, BDSM Dating Life” nga App Store. Të dy aplikacionet janë cilësuar si +17 nga sistemi i vlerësimit të moshës së Apple, por kur një përdorues i mitur përpiqet t’i shkarkojë, atyre thjesht u paraqitet një njoftim pop-up që u kërkon të klikojnë OK për të konfirmuar që janë 17 vjeç e lart.
“Hetimi zbulon probleme të mëdha për masat e sigurisë të fëmijëve në App Store, duke treguar se sa e lehtë është për adoleshentët e vegjël të kenë qasje në aplikacionet e të rriturve që ofrojnë takime, biseda erotike, seks rastësor dhe lojëra fati, edhe kur Apple e di se përdoruesi është i mitur”, tha organizata në raportin e saj për kompaninë.
Këto rezultate hedhin poshtë garancinë e Apple se App Store është një vend i sigurt për fëmijët.
Apple nuk pranoi të komentojë mbi raportin, por një zëdhënës tregoi për Guardian funksionet e kontrollit prindëror të kompanisë. Atje, prindërit mund të zgjedhin se cilat aplikacione mund të shkarkojnë fëmijët, të vendosin sa kohë mund të kalojnë çdo ditë në aplikacione dhe faqe të veçanta, dhe të sigurohen që ata mund të blejnë ose shkarkojnë vetëm aplikacione të përshtatshme për ta.
Presidenti amerikan sapo është përgjigjur edhe thashethemeve se një pjesë e uraniumit të pasuruar shumë të Iranit është hequr nga…
Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një kontratë të re me Al Nassr që do ta shohë atë të qëndrojë në klubin…
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh në “Shtëpinë e Futbollit” dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme. Në fushën e…
Pas përfundimit të seancës se sotme gjyqësore në GJKKO, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka folur për mediat, pasi…
Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e…
Përmes një postimi në "Facebook", ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që…