Disa mjekë rusë vijuan të realizonin një operacion të ndërlikuar në zemër, edhe pse në spitali u përfshi nga një zjarr i madh.
I gjithë stafi i Akademisë Mjekësore Shtetërorë të Kardiologjisë në qytetin Blagoveshchensk u evakuua, por grupi i mjekëve dhe infermierëve – 8 persona në total – qëndroi brenda në sallën e operacionit për ta përfunduar atë. Pas ikjes së energjisë elektrike, për shkak të flakëve, u përdor një gjenerator i veçantë për të dërguar energji në sallën e operacionit, tha Ministria Ruse e Emergjencave.
None found
Ndërkohë që në sallë kryhej operacioni, zjarrfikësit përpiqeshin të mbanin tymin dhe zjarrin larg. Vasiliy Orlov, Guvernatori i Krahinës Amur, shpërndau në llogarinë e tij në Instagram edhe një foto nga brenda spitalit, ku dukeshin mjekët duke operuar.
Fatmirësisht nuk pati asnjë viktimë apo të lënduar dhe zjarri u shuajt brenda dy orësh, njoftoi ministria. Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, por paraprakisht mendohet se ka të bëjë me sistemin e vjetruar elektrik, pasi godina është ndërtuar në vitin 1907.
Franca ka siguruar një tjetër paraqitje në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Marokun me rezultat 2-0 në çerekfinale.…
Franca siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026 pas fitores 2-0 ndaj Marokut në Boston, por një moment…
Franca ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi ka triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Marokut në një…
Koncerti i reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, teksa vendi prej 39 ditësh…
Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi pak minuta më parë në Kurbin.…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur…