A ju tingëllon si ëndërr mbajtja e mësimit shkollor në plazh? Pas një viti mësimi në distancë dhe klasave të distancuara nga shoqëria, një shkollë në rajonin spanjoll, Murcia, po e bën pikërisht këtë, duke u përpjekur të ndërthurë ajrin e pastër dhe një mënyrë të re të mësimdhënies.
Jashtë shkollës “Felix Rodriguez de la Fuente”, fëmijët me maska ulen përpara një dërrase të zezë portative në rreshtat e tavolinave të gjelbra të vendosura mjeshtërisht në brigjet me rërë të Playa de los Nietos (Plazhi i nipërve).
None found
“Është më e sigurt dhe fëmijët po argëtohen shumë. Atë që ata mësojnë këtu nuk e harrojnë”, tha mësuesi i anglishtes, Juan Francisco Martinez.
Disa nxënës zbathur lëviznin gishtërinjtë e tyre në rërë teksa luanin, ndërsa të tjerët u përkulën mbi librat e tyre të punës për të parandaluar flladin të mos ua frynte letrat në det.
Mësimet janë pjesë e një projekti më të gjerë të njohur si Ajri i Freskët, i cili synon të krijojë cilësi më të mirë të ajrit për fëmijët gjatë pandemisë COVID-19, përfshirë përmes të mësuarit në ajër të hapur.
Mësuesit fillojnë përgatitjen e plazhit në orën tetë të mëngjesit. Tetë klasa marrin pjesë në mësimet 20-minutëshe dhe grupet ndërrohen nëpër zona të ndryshme.
Fëmijët në shkollë janë të moshës 3 deri në 12 vjeç dhe qëndrojnë në flluskat e tyre të klasës. Deri më tani nuk ka pasur raste të raportuara të infektimit me koronavirus.
“Më pëlqen te shkoj në plazh”, tha nxënësi nëntëvjeçar Antonio Fernandez. “Preferoj të jem në plazh sepse ndihem më i relaksuar dhe më komod”.
Argjentina nuk arriti ta mbyllë ndeshjen brenda 90 minutave ndaj Kepit të Gjelbër, pasi dueli përfundoi 1-1 në kohën e…
Edhe pse Real Madrid ka mohuar zyrtarisht interesimin për Michael Olise, emri i sulmuesit të Bayern Munich vazhdon të lidhet…
Një nga detajet e modës për të cilat do të mbahet mend Kupa e Botës 2026 është padyshim pushtimi i…
Hailey Bieber ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas bashkëpunimit të saj të fundit me markën SKIMS të…
Lidhja sentimentale e Jordan Bardellës, kreut të ekstremit të djathtë në Francë, me princeshën italiane Maria Carolina de Bourbon des…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…