E hëna blu, e cila këtë vit festohet më 20 janar 2025, është një ditë që ka një histori interesante dhe të veçantë. Megjithatë, pak janë ata që e dinë origjinën e këtij termi dhe pse kjo ditë quhet “blu”.
Për shumë njerëz, janari është një nga muajt më të trishtuar të vitit. Pas festave të Krishtlindjeve, me takimet dhe momentet e gëzueshme që kalohen me miqtë dhe familjarët, realiteti i përditshëm i punës dhe studimeve të kthyer pas pushimeve, shpesh shoqërohet me një ndjenjë melankolie. Po ashtu, shpenzimet e larta të festave bëjnë që janari të duket një muaj i vështirë për të përballuar financiarisht, duke rritur ndjenjën e mërzitjes.
Në vitin 2005, psikologu britanik Cliff Arnall shpiku një formulë për të kuptuar dhe kapërcyer këtë periudhë të trishtuar të vitit. Ai identifikoi të hënën e tretë të janarit si “ditën më të trishtuar të vitit” dhe e quajti këtë fenomen Blue Monday (E Hëna Blu). Sipas tij, një kombinim faktorësh si borxhi i krijuar nga shpenzimet e Krishtlindjeve, humbja e motivimit për të realizuar vendimet e Vitit të Ri, dhe kthimi në rutinën e zakonshme, ndihmonin që kjo ditë të ishte më e trishta nga të gjitha.
Megjithatë, kjo teori është përballur me kritikë, pasi shumë shkencëtarë dhe psikologë e kanë cilësuar si të pavlefshme dhe të paargumentuar shkencërisht. Ata argumentojnë se nuk ka asnjë provë të fuqishme që të mbështesë idenë se një ditë e caktuar është më e trishta se të tjerat.
Megjithatë, kjo “ditë e trishtuar” ka fituar një farë popullariteti dhe është pranuar nga shumë njerëz, që e shohin si një mundësi për të reflektuar mbi vitin që ka kaluar dhe për të përballuar sfidat e para të vitit të ri.
E hëna blu është më shumë një koncept i kulturës popullore, sesa një realitet shkencor, por ajo vazhdon të jetë një ngjarje që i ngacmon emocionet e shumë individëve dhe i fton ata të ballafaqohen me melankolinë e janarit.
Edhe përgjatë ditës së enjte moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i qendrueshëm, ku temperaturat maksimale pritet…
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali fotovoltaik me kapacitet 30 MW në fshatin Povelçë, në Fier. Projekti do të…
Greqia do të paralizohet ditën e nesërme, më datë 1 Maj, pasi punëtorët kanë paralajmëruar grevë me qëllim kërkesën e…
Airyn, vajza e aktorit të njohur Robert De Niro dhe modeles Toukie Smith, ka ndarë me publikun një rrëfim të…
Opinionisti i “Big Brother VIP Albania”, Arbër Hajdari, ka rrëfyer eksperiencën e tij gjatë këtij edicioni, teksa nuk la pa…
Një studim afatgjatë nga Harvard, që ka zgjatur mbi 85 vite, ka zbuluar një lidhje të fortë mes punëve të…