E keni parasysh atë momentin që sa të emocionin aq edhe të vë në siklet? Kur para, krejt papritur të del fiksimi dhe ti nis dridhesh, s’di më ku je, çfarë po bën me duart, flokët apo dhe më keq akoma, pse po flet budallallëqe që s’do t’i thoje kurrë?
Ju kuptojmë shumë mirë dhe duam që s’i fillim të dini që s’jeni të vetmit. Një pjesë e mirë e jona emocionohet kur fiksimi i tyre është rreth e rrotull. Kur pëlqen dikë është e rëndësishme të ndjesh dhe të kërkosh aprovimin e personit tjetër, një përgjigje që shpjegon pyetjen e përsëritur: “a dukem mirë sot?”
Së dyti, është komplet normale të ndiheni kështu, ndoshta dhe ai që ti pëlqen është po aq i turpshëm sa ty ndonëse nuk të duket në ato momente. Në vend të kësaj fokusohuni më mirë tek fluturat dhe ndjeni lumturi që i keni.
Tani pjesa që duhet t’ju interesojë është se si ai/ajo të mos e kuptojë që jeni kaq në siklet?!
1. Buzëqeshni
Një fytyrë e qeshur është shumë herë më mirë sesa një fytyrë pa shprehi.
2. Qesh nëse ata bëjnë një shaka.
Ky është momenti kur akulli thyhet.
3.Përqëndrohuni tek frymëmarrja juaj kur filloni ndjeni ankth.
Kontrolloni frymëmarrjen dhe ngadalësoheni atë.
4. Ji e sjellshme edhe kur do të vraposh nga nervoziteti.
Ata mund të të vendosin në siklet me pyetje, por nuk është nevoja të mundohesh. Ji e lirshme dhe trego të vërtetat e tua, edhe nëse nuk ngjajnë me ato të fiksimit tënd.
5. Shihe në sy fiksimin tënd.
Nuk është nevoja t’i ngulni sytë, por mund ta shihni për 2-3 sekonda pa ndaluar. Sa ta kuptojnë që keni diçka më shumë. Dhe mos harroni të qeshni.
Nëse konsumatori i shekullit XX formohej nga reklamat, ai i shekullit XXI po formohet nga bisedat me algoritme. Në heshtje…
Bashkëshortja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump Melania, ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe…
Pas deklaratave të Gjestit se po përballet me padrejtësi dhe se për një kohë të pacaktuar nuk do të publikojë…
Me avionë luftarakë, një qilim të kuq dhe një slogan shpresëdhënës, “në kërkim të Paqes” të ngjitur në mur, Presidenti…
Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Monedha Euro, blihet me…
Këtë të shtunë vendi ynë, do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime…