Simboli fsheh një mesazh shumë më të thellë
Njohuritë që u morën në mënyrë shumë të ngjashme gjatë një fushate do t’jua ndryshojnë këndvështrimin.
Duke dashur të barazojë burrat dhe gratë në punët që më së shpeshti konsiderohen të “meshkujve”, Kompania “Axosoft” nga Arizona bëri një fushatë që zbuloi se në të vërtetë nuk ishte kurrë një fustan në shenjën e WC-së së femrave.
Nëse nuk është fustan, çfarë mendoni se përfaqëson një trekëndësh në shenjën e një femre?
Tania Katan nga kjo kompani thotë se gjatë hulumtimit kanë mësuar se trekëndëshi nuk duhet të përfaqësonte kurrë një fustan, por një mantel dhe se mesazhi që dërgojnë këto simbole të thjeshta është në fakt shumë më i fortë.
Thuhet se ikona me mantel thotë se femrat mund të jenë superheroina.
“Në shkencë, teknologji, art, matematikë, politikë, në rrugë dhe në shtëpitë tona, gratë shpesh janë të padukshme, të injoruara ose thjesht të harruara. Vajzat dhe gratë që janë të interesuara për shkencën, teknologjinë, mekanikën dhe matematikën janë një pakicë”, vëren Axosoft.
Fushata “It was never a dress” (Nuk ishte kurrë një fustan) – synon të inkurajojë bisedat për pranimin e grave në të gjitha llojet e punëve, pavarësisht nëse ato konsiderohen tradicionalisht “të meshkujve” apo jo.
Presidenti francez Emmanuela Macron deklaroi nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Franca njeh zyrtarisht Shtetin…
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,…
Fatmir Hysenbelliu ka reaguar sërish pas postimeve të fundit të Angela Martinit, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke mbrojtur…
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të…
Është tashmë e konfirmuar: aktorja Julia Garner do të interpretojë ikonën e popit, Madonna, në projektin e ri biografik. Lajmi…