Categories: argetim

Shifra të kripura! “Super Mario” thyen rekord, kaseta e vjetër e videolojës shitet për çmimin marramendës

Super Mario 64 ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e videolojërave.

Shumë prej nesh janë rritur me videolojën “Super Mario” që tanimë është kthyer në nostalgji të fëmijërisë.

Të lidhura

None found

Së fundmi, një kopje e rallë e kësaj loje ka thyer të gjitha rekordet dhe është shitur në ankand për më shumë se 1.5 milion dollarë. Kaseta e vitit 1996 ishte një nga platformat 3D më të hershme.

Ajo ishte gati si e re dhe shtëpia e ankandit tha se kishte më pak se 5 kopje në gjendje kaq të mirë. Kopjet më të rralla të lojërave të famshme tërheqin shumë oferta.

Super Mario 64 ishte loja më e shitur për sistemin Nintendo 64 dhe njihet gjerësisht si një lojë e rëndësishme në historinë e videolojërave dhe ende konsiderohet ndër ato më të mirat të realizuara ndonjëherë. Kompania që qëndron pas shitjes “Heritage Auctions”, u surprizuua me çmimin e madh që u ofrua për të.

Shumë njerëz u shprehën të habitur që videoloja Super Mario – e cila shiti miliona dhe miliona kopje në gjithë botën – të kishte një vlerë moetare kaq të madhe pas shumë vitesh.

Kjo theu një tjetër rekord të vendosur vetëm dy ditë më parë, të mbajtur nga një kasetë origjinale “Legend of Zelda”.

Ajo u shit për 870,000 dollarë të premten, duke e bërë atë për pak kohë lojën më të shtrenjtë në botë, por vetëm për pak pasi “SuperMario” e rrëzoi shumë shpejt nga froni.

Tags: Super Mario

të fundit

Integrimi/ Shqipëria dhe BE-ja zhvillojnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare, në fokus mbyllja e kushteve të ndërmjetme

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, do të mbajnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit,…

16 minutes ago

EMRAT/ SPAK operacion kundër pastrimit të parave, arrestohen 4 persona

Një operacion i SPAK ka goditur një grup kriminal, të dyshuar për pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme.…

45 minutes ago

Trump: Uraniumi i pasuruar i Iranit do t’i dorëzohet SHBA-së ose do të shkatërrohet

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti Donald Trump, tha se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit duhet…

1 hour ago

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro, do…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit 26 Maj 2026, temperatura deri në 35 gradë

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime…

2 hours ago

Horoskopi 26 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Nëse jeni ne një lidhje do përballeni me goxha probleme gjate gjithë kësaj dite. Ne krahët e partnerin nuk…

9 hours ago