argetim

Shën Valentini po afron, cilat janë 3 shenjat e zodiakut që janë ende të fiksuara pas ish-it të tyre

Një studim i vitit 2017, i publikuar në “Journal of Positive Psychology”, zbuloi se në person mesatar i duhet rreth tre muaj për të kapërcyer ish-in.

Por për disa njerëz, pa marrë parasysh se sa kohë ka kaluar, e kanë të vështirë të mos jenë ende të dashuruar me ish-in e tyre.

Demi

Demi njihet si një nga shenjat që kur bie në dashuri me dikë, bie ngadalë, por fort. Duke ditur këtë fakt, ata e kanë më të vështirë për të kapërcyer dhimbjet e zemrës.

Sipas astrologes, Clarisse Monahan, Demi është jashtëzakonisht romantik dhe priret ta shikojë partnerin si shpirtin e tyre binjak. Demat janë shenja shumë besnike dhe të besueshëm.

“Ata i kushtojnë shumë rëndësi zgjedhjes së partnerit të tyre dhe pasi të kenë investuar kohë e përpjekje, e kanë të vështirë ta lënë atë të shkojë,” thotë Monahan.

Akrepi

Ashtu si Demi, Akrepi bie ngadalë në dashuri dhe është akoma më i ngadaltë për të kapërcyer një ndarje. Akrepat nuk e investojnë kohën dhe energjinë e tyre për askënd.

“Duke qenë një nga shenjat më të përqendruara te marrëdhëniet, Akrepi priret të jetë mjaft i fiksuar pas kërkimit të dashurisë”, thotë astrologia, Clarisse Monahan.

Kur një lidhje përfundon, atyre u pëlqen të ndihen sikur janë ende të lidhur me ish-in , edhe nëse ky i fundit ka vazhduar me jetën e tij të re. Akrepët gjithashtu duan të mendojnë se kanë një lidhje më të thellë me një ish, se me këdo tjetër që vjen pas.

Peshqit

Peshqit nuk kanë domosdoshmërisht kufij të shëndetshëm në një marrëdhënie dhe kjo zakonisht çon në ndarje, thotë astrologia Clarisse Monahan.

Meqenëse Peshqit udhëhiqen nga Neptuni, i cili ka të bëjë me imagjinatën, ëndrrat e shpirtëroren, ata e perceptojnë ndryshe dashurinë.

Ngrohja mbi 1,5 gradë celsius, tejkalohet pragu për fatkeqësinë globale me klimën
Atyre nuk u intereson nëse një marrëdhënie ka mbaruar; ata ende do të përpiqen të jenë në jetën e ish-it të tyre në një farë mënyre. Për shkak të kësaj, është e natyrshme që ata të kenë ende ndjenja të vazhdueshme.

të fundit

Horoskopi 18 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj, duke…

7 hours ago

Tarifat e Trump, paralajmëron Von der Leyen: Rrezikohen marrëdhëniet transatlantike dhe sovraniteti i Groenlandës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kanë paralajmëruar se vendosja e…

7 hours ago

Ina i vuri në pikëpyetje orientimin s*ksual, Kristi: Kjo peshë nuk është në supet e mia

Debatet kanë qenë të ndezura në ditët e fundit në shtëpi pas Prime-t të fundit. Një përplasje ishte dhe ajo…

7 hours ago

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen dy të rinj në Sarandë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, në rrugën “Karl Topia” ku një automjet tip…

8 hours ago

BE njofton heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, eksperti: Masat ishin të padrejta që në fillim

Pas njoftimit të Bashkimit Evropian se në janar do të nisë heqja graduale e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, janë rihapur…

8 hours ago