Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me vetëm katër ditë punë pasi Qeveria ra dakord të nisë një projekt pilot për kompanitë e interesuara në këtë ide.
Më parë këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais njoftoi se Qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë.
Partia ka sugjeruar që projekti të drejtohet nga një panel ekspertësh përfshirë përfaqësues nga Qeveria, sindikatat e punëtorëve dhe lobet e biznesit, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë në analizimin e rezultateve.
Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke fituar terren globalisht prej kohësh. I përshëndetur nga përkrahësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re, ndërsa pandemia mpreh çështjet rreth mirëqenies dhe ekuilibrit të jetës e punës.
Megjithatë ajo është përballur edhe me kundërshtime, me një nga udhëheqësit nga shoqatat kryesore të biznesit të vendit që e përshkruan atë si “çmenduri” në prag të recesionit më të keq të vendit që nga lufta civile.
Ndërsa Spanja shkon përpara me projektin, përparimi i saj po ndiqet nga afër në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën.
DASHI Qielli dëshiron që ju të jeni protagonist. Më në fund po rizbuloni energjinë që ju ka munguar javët e…
Gazetari Andi Tela debatoi me sipërmarrësin Dritan Gremi të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për deklaratën që…
Duket si qesharake, por festimi i Rey Manajt që shënoi mbërmjen e madhe dhe historike të 11 tetorit përballë Serbisë,…
Kombëtarja e Kosovës ka arritur një tjetër fitore madhështore ndaj Suedisë, duke vazhduar kështu me shpresa për Kampionatin Botëror të…
Ish-bashkëshortja e Justin Trudeau, Sophie, ka ndarë një mesazh reflektiv në rrjetet sociale, mbi artin e “heqjes dorë” nga dashurisë,…
Gazetarja Anila Hoxha në studion e "Top Story" foli për kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK dhe pse…