Categories: argetimlifestyle

Pse tradhtojmë? 4 arsyet kryesore

Nuk ka (thuajse) asgjë më të keqe sesa të zbuloni se partneri juaj ju ka tradhtuar. Një marrëdhënie e mirë romantike bazohet në besimin reciprok, respektin, admirimin dhe tërheqjen.

Kur një  partner kryen një akt tradhtie, lidhja e besimit është thyer. Ndoshta nuk ndiheni më të respektuar apo admiruar. Më e keqja nga të gjitha, nuk dini më sesi janë ndjenjat e tyre ndaj jush.

Të lidhura

None found

Përkundër këtyre pasojave potencialisht shkatërruese, ne shpesh tradhtojmë partnerët tanë. Sondazhet sugjerojnë se më shumë se 60% e njerëzve kanë tradhtuar partnerin ose bashkëshortin e tyre romantik afatgjatë të paktën një herë (Brogaard, 2015, kap. 8).

Pse kaq shumë prej nesh nuk janë besnikë? Këtu janë 4 arsyet më të shpeshta

– Ne tradhtojmë sepse dëshirojmë emocion dhe paparashikueshmëri

Shumica prej nesh mendojnë se “faza e muajit të mjaltit” e marrëdhënieve është mënyra si dashuria romantike supozohet të jetë gjatë gjithë kohës. Këto faza të marrëdhënieve romantike i ngjajnë profilit kimik të çrregullimeve psikologjike si çrregullimi i ankthit të përgjithësuar (GAD) dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD). Gjatë kësaj kohe, nivelet e dopaminës rriten, duke shkaktuar ndjenja ekstaze dhe energjie.

Për shkak se faza e muajit të mjaltit në marrëdhëniet romantike shpesh gjeneron nivele të ulëta të trurit të serotoninës dhe nivele të larta të dopaminës, kjo fazë shpesh shkakton ndjenja të kënaqësisë ekstreme, të kombinuara me ndjenja të paparashikueshmërisë dhe pasigurisë. Edhe pse ky koktej emocional pasqyron një gjendje jo të shëndetshme të trurit, njerëzit mund t’i dëshirojnë këto emocione. Mungesa e tyre më pas, ju jep idenë se diçka nuk shkon.

Tradhtia është e fshehtë dhe potencialisht e rrezikshme, prandaj mund të ndihet emocionuese dhe të na japë adrenalinë.

– Tani, është më e lehtë se kurrë të takosh e të shohësh njerëz të tjerë tërheqës

Një arsye tjetër pse ne tradhtojmë është thjesht sepse mundemi. Përpara fillimit të viteve 1970, ishte shumë më e zakonshme që gratë të ishin nëna në shtëpi dhe burrat në punë. Këto struktura shtypëse shoqërore u siguruan grave shumë pak mundësi për të tradhtuar. Nga ana tjetër, edhe pse burrat ishin më pak të kufizuar, ata kishin më pak gjasa për të gjetur njerëz për të tradhtuar, të paktën pa i kërkuar me qëllim.

Atëherë, ishte gjithashtu më e vështirë për të fshehur tradhtinë. Sot, ka 1001 mënyra për të bërë diçka pa i lënë të tjerët të kuptojnë ndonjë gjë. Për më tepër, sot kalojmë më shumë kohë larg partnerëve, kemi më shumë kontakte me njerëz të tjerë, virtuale dhe në jetën e vërtetë etj.

– Tradhtia mund të sinjalizojë se diçka nuk shkon

Ndonjëherë tradhtia është një shenjë se diçka nuk është në rregull në lidhjen tuaj afatgjatë. Nëse ju qëndroni bashkë për arsye ekonomike, për hir të fëmijëve, për shkak të pronave të përbashkëta, komoditetit etj, mund të keni më shumë gjasa të kërkoni intimitet, admirim, kënaqësi dhe respekt diku tjetër.

– Herë pas herë, ndodh të tradhtosh

Në një festë pushimi në kompani, mund të pini pak më shumë seç duhet dhe ta gjeni veten duke puthur kolegun në një korridor. Ndërsa të gjitha tradhtitë cënojnë besimin e partnerëvë tanë, një puthje e padëshiruar në një cep pas disa gotash mund të jetë relativisht e pafajshme. Por, nëse ju dhe kolegu (ose kolegia), pas kësaj përfundoni duke shkuar në shtëpi, kjo nuk është dhe aq e pafajshme. Ndryshe nga një puthje e vetme e shpejtë, të shkosh vullnetarisht në shtëpinë e dikujt kërkon marrjen e një vendimi të qëllimshëm.

E njëjta gjë vlen edhe për shkeljet e përsëritura. Nëse vazhdoni ta gjeni veten duke puthur kolegët në korridoret në festat e kompanisë, me siguri po e bëni me qëllim, edhe nëse nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm për “qëllimin” në atë kohë.

të fundit

Edon Zhegrova debuton me gol te Juventusi, realizim spektakolar ndaj Chelseas

Sulmuesi Edon Zhegrova ka shënuar golin e parë në fanellën e Juventusit, duke realizuar në miqësoren ndaj Chelseas.Ylli i Kosovës…

5 minutes ago

Prokuroria e Mitrovicës thërret pesë përfaqësues të Listës Serbe si të pandehur

Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, përfaqësues të Listës Serbe, iu është dorëzuar ftesë nga…

5 minutes ago

Pas dëshmisë në Prokurorinë Speciale, Liburn Aliu: Ndihem i lehtësuar, e sqarova situatën

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Ai ka…

6 minutes ago

Arrestohet në Aeroportin e Shkupit 22-vjeçari sllovak, ndaj tij kishte urdhërarrest nga Interpoli gjerman

MPB njofton se policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ndaluar një 22-vjeçar nga Sllovakia, për shkak se ai kërkohej…

12 minutes ago

Xhemajli i jep lamtumirën Egnatias: Ndihem krenar që isha pjesë e historisë së klubit

Albano Aleksi dhe Arbeni XhemajliArbenit Xhemajli vendosi që të mbyllte përfundimisht aventurën e tij te Egnatia për të kaluar te…

16 minutes ago

LDK-ja këmbëngul për drejtimin e presidencës

Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur qëndrimin se kërkesa e partisë së tyre është që të…

17 minutes ago