Ke parë ndonjëherë një film që të trondit shpirtin? Ke lexuar një citat që të ngjalli një ndjenjë të fortë “unë duhet të ndryshoj”? Dhe pastaj… pas pak orësh, ishe sërish aty ku ishe më parë?
Nuk je vetëm. Kjo është një ndjenjë shumë njerëzore, dhe psikologjia ka një shpjegim për të.
None found
Kur ndeshemi me një ide transformuese, truri jonë aktivizon atë që quhet “vetja e mundshme”, një version ideal i vetes që mund të bëhemi. Kjo na jep një ndjesi euforike, si të kemi zbuluar një të vërtetë të madhe.
Por kjo ndjenjë është një mashtrim i bukur. Truri na shpërblen jo për atë që kemi bërë, por për atë që mendojmë se do bëjmë. Dhe kështu, vetëm duke imagjinuar ndryshimin, ndiejmë sikur kemi përfunduar punën.
Për çudi, kjo na bën më pak të motivuar për të ndryshuar
Kur ndiejmë sikur e kemi kuptuar jetën, na pushton një ndjenjë përmbushjeje e parakohshme. Dhe kjo ul gatishmërinë për të bërë ndryshimin real, që kërkon përpjekje, diskomfort dhe kohë.
Në vend që ta përdorim frymëzimin si nxitje për veprim, e përdorim si zëvendësim të veprimit.
Sepse çdo ndryshim i vërtetë kërcënon identitetin tonë ekzistues. Truri kërkon stabilitet. Kur diçka bie ndesh me mënyrën si e shohim veten, aktivizohet një rezistencë e brendshme: harrojmë, justifikohemi, e shtyjmë për nesër.
Nuk është dobësi. Është një mbrojtje e zgjuar psikologjike ndaj pasigurisë.
Kur ndiejmë një moment të thellë kuptimi, ne shkëputemi për pak çaste nga vetja e zakonshme. Por sapo kthehemi te rutina, telefonat, njerëzit e zakonshëm, presionet e zakonshme… ai version ideal i vetes tretet.
Dhe për të rikthyer ndryshimin, duhet ta bëjmë brenda asaj jete të zakonshme, jo vetëm gjatë momenteve të ndriçimit emocional.
Kur jemi të frymëzuar, jemi në një “gjendje të nxehtë” – emocionalisht të angazhuar, reflektues, me sens kuptimi. Por jeta ndodh zakonisht në gjendje “të ftohtë”, rutinë, automatike, neutrale.
Ajo që dukej e mençur kur ishe i prekur, nuk ka më kuptim kur je në mes të ditës me plot zhurmë dhe angazhime.
Duke ndërtuar ura mes këtyre dy botëve. Me struktura konkrete, zakone të reja dhe praktikë të qëndrueshme. Jo me emocione spontane, por me veprim të përsëritur.
Frymëzimi është vetëm zgjimi. Ndryshimi ndodh kur zgjohesh çdo ditë, edhe kur nuk ke më frymëzim.
Mbreti Charles ka festuar 78-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë, duke u bërë pjesë e emisionit muzikor të…
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, protestat dhe zgjedhjet…
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të…
Gjiganti teknologjik Meta është gjobitur me 887 milionë dollarë nga autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi dyshohet…
Një incident i pazakontë dhe skandaloz është regjistruar në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku dy turistë britanikë kanë marrë një…
Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë ndonjë temë,…