Categories: argetimlifestyle

Pse nëntori është muaji më i mërzitshëm i vitit

Nëntori është muaji i ngjyrave gri, i ndezjes së kaloriferëve dhe shirave të rrëmbyeshëm. Me pak fjalë, një panoramë jo joshëse. Nga ana tjetër, dimri i gjatë sapo ka filluar dhe ndihet rënia e humorit për shkak të mungesës së dritës dhe ndryshimit të orës.

Quhet ‘Winter Blues’ dhe është pikërisht ajo ndjesia e trishtimit, humorit të errët dhe mendimeve negative që mund të karakterizojnë këtë periudhë.

Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë pse nëntori është një muaj i vështirë për t’u kaluar.

Vera është një kujtim i largët

Vera duket më e largët se kurrë. Aq sa ndonjëherë na duket sikur nuk e kemi jetuar kurrë. Në nëntor e kemi harruar zyrtarisht gëzimin e verës dhe jemi zhytur në atmosferën e dimrit. Çfarë na shpëton? Vetëm ideja e Krishtlindjeve.

Në fakt, me siguri e keni vënë re që dekorimet e Krishtlindjeve janë gjithmonë e më të hershme.  Kjo ndodh sepse fokusi në festimet e tyre mund të na bëjë të ndihemi më mirë.

Ka më pak orë dritë

Ora diellore ndryshon në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit. Kjo do të thotë të jetosh një orë të çmuar drite më pak.

Trupi thith më pak serotoninë he vitaminë D, prodhimi i melatoninës ulet dhe ritmet cirkadiane preken.

Në pesë të pasdites tashmë është errësirë dhe duket se ka mbaruar dita, kur në realitet kanë mbetur edhe shumë orë.

Kjo mund të shkaktojë trishtim dhe ankth, ndjenja që nuk duhen nënvlerësuar.

Është muaj i gjatë pune

Shiu, i ftohti dhe mërzia shuajnë dëshirën për t’u socializuar, duke e bërë nëntorin muajin më të lodhshëm  të vitit. Në këtë periudhë, në fakt, ne i lejojmë vetes shumë pak kënaqësi dhe stresohemi për detyrat e tepërta.

Në këtë periudhë, në fakt, pasojat duken tek humori: lodhje e theksuar, motivim, apati, trishtim i përgjithshëm./living/

të fundit

Amerika lëshon “alarm sigurie” për qytetarët e vet në mbarë botën: Tregoni kujdes të shtuar, mund të ketë protesta anti SHBA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar ​​një “Alarm Sigurie Mbarëbotëror”, duke i këshilluar qytetarët amerikanë jashtë shtetit të tregojnë kujdes…

18 minutes ago

EMRAT/ Tre të dënuar dhe një e pafajshme, Gjykata e Posaçme jep vendimin për dosjen e tenderave

Katër shtetas të marrë të pandehur për një dosje tenderash në vitin 2021, janë njohur këtë të hënë me vendimin…

36 minutes ago

Ndeshja e radhës e Real Madridit në SHBA mund të shtyhet ose anulohet

Real Madrid dhe RB Salzburg do të luajnë një ndeshje të raundit të tretë të Grupit H të Kupës së…

50 minutes ago

Mesazhi i ashpër i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë për Beogradin: Raketat serbe po vrasin rusë

Shërbimi për shtyp i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse (SVR) raporton se, sipas informacionit të marrë, ushtria…

55 minutes ago

​A do të luajë Irani në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA?

Më 25 mars, Irani siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës FIFA 2026 pas një barazimi 2-2 me Uzbekistanin në Teheran.…

55 minutes ago

Mesazhi i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta, po ju vëzhgoj

Donald Trump u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen…

1 hour ago