argetim

Pse disa njerëz kanë më shumë ftohtë se të tjerët?

Keni veshur dy pulovra,  çorape të trasha dhe  xhup, por përsëri keni ftohtë? A e keni pyetur veten, “pse unë kam, ftohtë dhe të tjerët jo?

Mjekja e greke, Anastasia Moschovaki, tregon arsyet kryesore, se pse disa kanë shumë ftohte dhe të tjerë jo.

Të lidhura

None found

Termostati ynë i brendshëm

Mënyra se si ne e perceptojmë temperaturën lidhet me sistemin  termorregulluese të trupit, një “termostat” që ndodhet në trurin tonë. Roli i tij kryesor është të mbajë temperaturën e brendshme konstante në mënyrë që të gjitha organet të mund të funksionojnë siç duhet dhe të mund të kryhen të gjitha funksionet e trupit. Një punë e dytë që bën “termostati” është zbulimi i ndryshimeve të temperaturës dhe dërgimi i mesazheve përkatëse. Për shembull, mund t’ju thotë se keni nevojë për më shumë kalori kur është ftohtë dhe ju motivon të hani më shumë. Tani e kuptoni pse me ardhjen e të ftohtit, çokollata bëhet miku juaj i ri më i mirë.

Termostati juaj i brendshëm

Kur ftoheni, dridheni. “Kjo dridhje muskulore, siç quhet shkencërisht, është mënyra sesi trupi përpiqet të rrisë temperaturën e trupit kur është ftohtë”, thotë Anastasia Moschovaki, mjeke specialiste. Përveç dridhjes, temperaturat e ulëta rrisin metabolizmin, rrjedhjen e gjakut dhe presionin e gjakut në arterie dhe ngushtojnë enët e gjakut për të reduktuar humbjen e nxehtësisë nga trupi në mjedis.

Pse gratë kanë më shumë ftohtë se meshkujt?

Përqindja e indeve yndyrore dhe muskulore në trupin tonë ndikon në mënyrën se si ne i perceptojmë ndryshimet në temperaturë. Zakonisht gratë kanë norma më të ulëta në të dy llojet e indeve, kështu që është më se normale, për arsye organike që gratë të kenë më shumë ftohtë se burrat.  Një arsye e dytë është se gratë zakonisht kanë një indeks të masës trupore (BMI) më të ulët se burrat. Nëse BMI juaj është nën 18.5, do të thotë se nuk keni mjaft inde yndyrore për të “izoluar” trupin tuaj, por edhe se ndoshta nuk ushqeheni  mjaftueshëm. Në këtë rast, metabolizmi juaj e ka të vështirë të prodhojë nxehtësi të mjaftueshme.

Një ide e mirë për të mbajtur ngrohtë

Supat, pijet e nxehta, ushqimet pikante dhe të yndyrshme janë një mënyrë shumë e mirë  për të rritur temperaturën e brendshme të trupit tuaj.

Tags: ftohte

të fundit

Trupi i pajetë i gjetur në lumin Lana në Tiranë, policia sqaron ngjarjen

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…

19 seconds ago

Largim i bujshëm te Elbasani, Ivan Gvozdenovic jep dorëheqjen pas humbjes në kampionat

Abissnet SuperioreSipas raportimeve të fundit në media, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka dhënë dorëheqjen te verdheblutë dhe tashmë është…

5 minutes ago

Të shtëna me armë në Saraj, lëndohet një person

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…

20 minutes ago

Bylis B dominon pjesën e parë, ndërsa Butrinti – Albpetrol mbyllet me dy kartonë të kuq dhe shumë të verdhë

Kategoria e DytePo luhen 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në Grupin B, java e 4-të [...]Read More...

23 minutes ago

VIDEO/ Jam femër, nuk po lëviz! Policia u merr me forcë çantat e shpinës studentëve

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…

26 minutes ago

Shala u bën thirrje klubeve, federatave dhe OJQ-ve të fuqizojnë kapacitetet për sponsorizimin në sport

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…

29 minutes ago