Categories: argetimlifestyletech

Për prindërit e shqtësuar, Facebook do ndërtojë një Instagram vetëm për fëmijët nën 13 vjeç

Facebook po konsideron të nxjerrë një version të platformës së tij të famshme Instagram, për fëmijët nën moshën 13 vjeç, për t’i lejuar ata ta përdorin “në mënyrë të sigurt” platformën. Aktualisht kompania nuk lejon personat që janë nën këtë moshë të krijojnë një llogari në platformë.

Një zëdhënës i Facebook tha për The Guardian se kompania po eksploronte një version të kontrolluar nga prindërit të Instagram, të ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids që është për fëmijë nga mosha 6-12 vjeç.

“Ne jemi duke punuar në ndërtimin e produkteve shtesë që janë të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuara nga prindërit”, tha zëdhënësi.

“Jemi duke eksploruar sjelljen e një përvoje të kontrolluar nga prindërit në Instagram për të ndihmuar fëmijët të vazhdojnë me miqtë e tyre, të zbulojnë hobi dhe interesa të reja, dhe më shumë.”

Në një postim në blog në fillim të kësaj jave, i cili nuk përmendte shërbimin e ri të propozuar të Instagram, kompania vuri në dukje se megjithëse njerëzve u kërkohej të futnin moshën e tyre kur regjistroheshin në Instagram, nuk kishte asgjë për t’i parandaluar ata që të gënjejnë gjatë regjistrimit. Megjithatë, platforma tha se do ta kapërcente këtë problem duke përdorur teknika të “machine-learning”, në mënyrë që platforma aktuale e Instagram, të ketë me të vërtetë vetëm përdorues +13.

të fundit

Aksident në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, dy persona të lënduar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, në dalje të qytetit të Bulqizës në drejtim të Dibrës. Sipas…

8 minutes ago

Dosja e AKSHI-t/ Zbardhen bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit: I sistemoj unë gjonat pam pam pam, për Ilir Beqajn do…

Në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, janë edhe…

29 minutes ago

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët i kujtojnë që është Live (VIDEO)

Ditën e sotme, të gjithë zyrtarët qendror dhe lokal kanë zgjedhur kishat e qytetit të tyre për të uruar besimtarët…

54 minutes ago

Plagosi një shtetas dhe u arratis nga vendngjarja, arrestohet i riu në Tiranë

Një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet R.B. është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu, gjatë një konflikti…

1 hour ago

Goli i shënuar e bëri protagonist, projektohet rol kryesor për Armando Brojën

Goli i shënuar nga Armando Broja në ndeshjen ndaj Bornmuthit, ka qenë i rëndësishëm për ekipin e Bërnlit që të…

1 hour ago

Përdorën karburantin e punës në shkelje, pezullohen nga detyra tre punonjës së Bashkisë Vlorë

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës, janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se, në…

2 hours ago