Categories: argetim

Për herë të parë, në Ushtrinë e Zvicrës do të lejohen të brendshmet për gratë

Zvicra pritet t’ua lejojë ushtareve të bartin të brendshme për gratë për herë të parë, si përpjekje për të zgjeruar rekrutimin.

Nën sistemin aktual, uniforma standarde që u kërkohet rekrutëve në ushtri përfshin vetëm të brendshmet e meshkujve.

Të lidhura

None found

Testimi, që do të nisë muajin e ardhshëm, do t’ua mundësojë grave të veshin të brendshmet siç duan ato.

Gratë zënë vetëm 1 për qind të forcave ushtarake në Zvicër, por shteti synon ta rrisë këtë në 10 për qind, deri në vitin 2030.

Marianne Binder, pjesëtare e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, ka thënë se ofrimi për veshjen e të brendshmeve siç i duan ato, mund t’ua nxisë kureshtjen për t’iu bashkuar ushtrisë.

“Veshja është e disenjuar për meshkujt, por nëse ushtria dëshiron të jetë më femërore, duhet të merren masa më të përshtatshme”, ka thënë ajo.

Gratë, deri tashti, vazhdimisht ishin ankuar se s’po u përshtaten veshjet e meshkujve, që për shkak të mospërshtatjes së madhësisë dinë të jenë të parehatshme.

Kaj-Gunnar Sievert, zëdhënës i ushtrisë, ka thënë për uebfaqen zvicerane Watson se uniforma e re për rekrutet parasheh “të brendshme të shkurtra” për verë dhe “të gjata” për dimër.

Uniformat ushtarake aktuale të ushtrisë në Zvicër ishin prezantuar në mes të viteve të ’80-të.

të fundit

PS: Deputetët e PD-së votuan kundër rekomandimeve për Shqipërinë në BE

Në Strasburg është zhvilluar mbledhja e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, ku u diskutuan rekomandimet që lidhen me procesin…

8 minutes ago

A është Maroku në rrugën për t’u shndërruar në një superfuqi të futbollit?

“Maroku ka potencialin të bëhet një fuqi dominuese në futbollin botëror”, kjo është deklarata e guximshme e Neil Ward, i…

9 minutes ago

McLaren prezanton 788HS, modelin e parë krejtësisht të ri pas afro dy vitesh

Sot, McLaren ka një model krejt të ri: 788HS të ri. Po, vërtet! Herën e fundit që McLaren zbuloi një…

11 minutes ago

Arrestohet në Maqedoni një shtetas shqiptar, në automjetin e tij zbulohen 24 paketime me marihuanë

MPB Maqedoni njofton se dje 08.07.2026, në orën 20:00, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në dalje nga shteti, zyrtarë policorë…

17 minutes ago

Aroma e sqetullave te burrat mund të ketë efekt qetësues te gratë

Studime të ndryshme kanë eksploruar mënyrën se si përbërësit kimikë të aromës së trupit mund të ndikojnë në perceptimin, humorin…

18 minutes ago

Bytyçi: Kosova i ka përmbushur obligimet e saj, por katër shtete po ia pengojnë rrugën drejt NATO-s

Samiti i NATO-s i mbajtur më 7 dhe 8 korrik në Ankara të Turqisë, ka rikthyer vëmendjen dhe nevojën për…

20 minutes ago